FOTOT/ “Më jep karton të kuq, ose hajde ma merr në…”, futbollisti ul pantallonat para gjyqtares

28 Maj 2019, 18:56Sport TEMA
FOTOT/ “Më jep karton të kuq, ose hajde ma merr

Një gjyqtare femër në ndeshjet e meshkujve në futboll është gjithmonë një mision i vështirë për t’u realizuar, pa u cenuar në asnjë moment.

Gjithsesi në një ndeshje për të rinjtë në turneun Mestre në Itali, gjyqtarja Giulia Nicastro ka rënë pre e sulmeve seksiste gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët që po ndiqnin sfidën nga tribunat.

Megjithatë 22-vjeçarja i ka injoruar thirrjet e vazhdueshme duke vazhduar gjykimin në ndeshjen mes Treporti dhe Miranense.

Por, një moment i rëndë është regjistruar gjatë një goditje këndore.

Një lojtar, vetëm 14 vjeç ka ulur të shkurtat para saj dhe i ka thënë fjalë të rënda: “Më jep karton të kuq, ose hajde ma merr në gojë”.

Nicasto nuk ka hezituar dhe i ka nxjerrë menjëherë kartonin e kuq lojtarit të ri, gjë që shkaktoi polemika edhe më të mëdha tek të pranishmit në tribuna, që filluan ta sulmojnë edhe më shumë.

Në fund të ndeshjes, gjyqtarja e re postoi një foto në Instagram ku shkoi: “Mendo, beso, ëndërro, guxo”, duke dhënë një mesazh të qartë se rruga që ka ndjekur nuk do të ndalet nga disa njerëz vandalë dhe të palogjikshëm.

Gjyqtarja në fjalë e ka lidhur jetën e saj me futbollistin Stefano Moreo, i cili aktualisht luan si sulmues tek Palermo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje