Emri i Neymar lidhet ngushtë me kalimin tek Real Madrid, ose në një rast tjetër do të vijojë të qëndrojë tek PSG.
Gjithsesi një skenar tjetër është zbuluar nga gazetari Gerard Romero i medies spanjolle RAC1, i cili ka thënë se Barcelona dhe PSG janë duke negociuar për një lëvizje të madhe në merkato.
Barcelona po kërkon që të largojë Ousmane Dembele, të cilin e mori si zëvendësuesin e Neymar dhe për të zënë vendin e kampionit të botës, pritet që të jetë pikërisht braziliani ai që do të rikthehet në “Camp Nou”.
Sipas informacioneve të gazetarit dhe medies së lartpërmendur Barcelona ka hapur negocimin me PSG dhe ka kërkuar që Neymar të rikthehet me fanellën “blaugrana”, për të kompletuar kalimin e tij në marrëveshje ka kërkuar që të përfshihet kartoni i Dembele, i cili do kalonte tek kampionët e Francës.
Ende nuk flitet për shifra apo detaje konkrete, por dihet që Neymar u ble për 222 milionë euro nga PSG dhe Dembele i kushtoi plot 125 milionë euro (105 milionë të paguara, të tjerat bonuse).