CDU/CSU “shuplakë” opozitës: Largimi nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve s’përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet të zgjidhen me dialog, jo me luftimeve në rrugë

31 Maj 2019, 12:36Politika TEMA

Deputeti në radhët e CDU/CSU Olav Gutting deklaron se largimi i opozitës nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve s’përputhet me vlerat e Gjemanisë.

Me tej ai deklaron se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut, jo përmes  luftimeve në rrugë.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se progresi që ka bërë Shqipëria është i dukshëm. Ai thotë se Shqipëria është populli më pro BE në rajon teksa deklaron se Gjermania mbështet perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim.

Deklarata e plotë

Bashkëpunimi Ekonomik, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Së pari, Shqipëria është mikja dhe partnerja jonë dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë që shqiptarët janë populli më pro BE në rajon, bazuar në gjithë vëzhgimet e Bashkimit Europian. 

Ne gjithmonë e kemi mbështetur perspektivën e Shqipërisë për të hyrë në BE. Me ndihmën e KfW-së, por jo vetëm të saj, ne kemi investuar shuma të konsiderueshme në vend, i cili ka bërë progres të mahnitshëm prej diktaturës në të qenit anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE.

Së dyti, duhet të jemi të kujdesshëm me përcjelljen e mesazheve nga Gjermania në Shqipëri. Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në dhënien e këshillave Shqipërisë, si për shembull, sa i përket datës së zgjedhjeve.

Mundet vetëm të themi që braktisja e parlamentit dhe hedhja e molotovëve nuk është opsion. Kjo është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona.

Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë.

Së treti, duhet të përshëndesim progresin e Shqipërisë bazuar në raportin e Komisionit të BE-së dhe të trajtojmë me kujdes rekomandimet pozitive të Komisionit për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka një progres të prekshëm.

Unë pajtohem se ne duhet të shikojmë në proces në pikëpamjen tonë dhe analizuar atë më vonë. Por kjo duhet të ndodhë në një dialog.

Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet e tyre. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të shkuar dhe seriozisht probleme për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin tonë dhe mbështetje te plotë. (TemA)

 

7 komente në “CDU/CSU “shuplakë” opozitës: Largimi nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve s’përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet të zgjidhen me dialog, jo me luftimeve në rrugë”

  1. Molotovi says:

    Kamunistat nuk hekin dore prej guerilasve, Ne bluzat e PD duhet te vizatohet nje shishe molotov dhe nje fitil i gjate prek llastik brekesh

    1. Keshilli says:

      Dhe nje flamur ☪️ ISIS

  2. olimpia says:

    Rama duhet te bisedoje me grupet parlamentare te Bundestagut .Eshte normale qe nje pjese e deputeteve te CDU…CSU jane apriori kunder PS per shkaqe historike ,politike dhe prejardhjeje .Le te mos futemi thelle .Por krahu social i CDU plus nje pjese e liberaleve se bashku me SPD ,LIINKE DHE TE GJELBERIT jane shumice ne BUNDESTAG .Prandaj eshte e domosdoshme qe te njohin mire situaten reale ne Shqiperi dhe rolin antishqiptar te trbaleve primitiv te Berishes dhe mafies se LSI .Nuk besoj qe francezet dhe holandezet te dalin kunder pikpamjeve gjermane .Sepse realisht BE eshte mbi te gjitha nje projekt gjeopolitik ,te gjitha pranimet kane patur parasysh ndertimin e nje Europe te fuqishme ,pa luftra, ,konkurente perballe fuqive te tjera boterore .Dhe ne situaten aktuale kur raportet boterore ndryshojne jashte skemave ideologjike ,nuk besoj se Europa do ta lere Bllkanin si nje hapsire te lire per perfitime te konkurenteve ,sidomos te Kines dhe Rusise.

  3. Romak says:

    Na çate trapin me gjithfar deklarata debilash qe per nje karamele nga politika shqiptare dalin e japin deklarate pa asnje vlere.

  4. Flori says:

    Na çate trapin me keto deklaratat personale te ketyre gjarperinjve.

  5. Aspirantja says:

    Faleminderit CDU/CSU. Duhet ta dini mire se nuk eshe populli kundra qeverise dhe BE, por jane nje grusht polilitikanesh qe kane humbur privilegjet, qe tani ju duken sikur qeveria ben korrupsion.
    Ata muaren cfare merituan.
    Ne jemi me BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje