Dhuna në tubim, 10 efektivë të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike dhe 3 protestues

2 Qershor 2019, 23:15Kronika TEMA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e sotme janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

Po prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë.

Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme. (TemA)

1 komente në “Dhuna në tubim, 10 efektivë të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike dhe 3 protestues”

  1. ¬ says:

    Duhet të arrestoheshin 311 protestues sot., duke ditur që protestën e arrdhëshme do jenë absente. Ashtu vepron dhe Franca me jelek verdhët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje