"Ndalo sulmin kundër Shqipërisë Lulzim", Balla: Partnerët e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt

2 Qershor 2019, 22:02Kronika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të heq dorë nga skenarët ogurzi që ka përgatitur për të sulmuar Shqipërinë.

“Lulezim! Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.

Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulezim.

Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulezim! Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën Europiane të Shqipërisë”, thekson Balla në Facebook. (TemA)

7 komente në ““Ndalo sulmin kundër Shqipërisë Lulzim”, Balla: Partnerët e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt”

  1. ¬ says:

    U mbyll dhe kjo protest me turp për PD-në. Rilindja demokratike të mos i jap jehonë dhunës. Në protest ka shumë nga ata që sapo kanë dalur nga burgu.

    1. Durresi says:

      Shkoni e pirdhuni o frikacak e dhjere te PS ju nuk meritoni te jeni ne pushtet sepse me k’to qe ka bere dhe po bejn PD-LSI ne ç’do vend te botes perendimore por edhe ne ballkan do ishin ne burg tek me e pakta. Eshte neveritese sa frikacake qe jeni i gjithe lidershipi i PS. TURP, TURP, TURP, TURP, TURP… PD-LSI te gjithe pas hekurave me ne krye Sali Serbin dhe Ilir Floririn. Burg per k’ta Anti-Shqipetare te poshter.

  2. Sa per dijeni says:

    Po boll ore topekec se na cate derrasat duke i bere thirrje ndergjegjesimi nje idioti qe s’do te ulet dhe te qetesoje situaten. Ateher ju del ju detyra te qetesoni situaten duka zbatuar ligjin dhe futur brenda shkelesit. Mos filloni nga turma se ata per leke apo per ndonje vend pune vene aty. Filloni me organizatoret dhe futini brenda. Mjaft eshte mjaft. Po do kellqe dhe zemer ajo pune, deri me sot skam degjuar per ndonje trim andej nga vjen ti zotrote. Keshtu do e mbroni edhe rendin kushtetues ju ne 30 qershor, duke i bere thirrje lylushes qe te permbahet. Te bukur plan qe keni. Gjarpri shtypet nga koka jo nga bishti.

  3. Shqiperia e Shqiptareve says:

    E te mendosh qe lulka eshte shkolluar ne Holland!!! Imagjino cdo bente sikur te ishte shkolluar ne Shqiperi cdo bente???

  4. Niku says:

    Mire ju a bejne. Pse i nxirni nga burgu ata qe arestoni?

  5. Xyz says:

    Z Balla si politikan ju takon ti beni thirrje kryetarit te opozites te ndale sulmet ,po kjo eshte sikur troket ne deren e shurdhit Puna tjeter eshte te denanconi ne prokurori ata qe udheheqin keta njerez te dhunshem Pjesa tjeter qe eshte me shume nuk ua ka borxh ketyre truthateve te perballoje ritualet e tyre , e ata djem te rinj qe jane ne krye te detyres te rrezikojne jeten ! Ligji te veproje

  6. Kuq e zi says:

    Me sa shoh rames i pelqen trazira mbase perfiton dhe ai nga kjo amulli
    Por i ngelen dy rruge
    Te mbroje kushtetuten ose te hedhe masken
    Ka bllokuar vetingun gjer ne shtator per te rene ne ujdi me pd
    Ujdi dmth qe askush denohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje