Mbi 20% e popullsisë së Holandës është e përbërë nga të huaj. Disa prej tyre, kanë dhe parti, madje dhe vende në Parlament. Shqiptarët, sipas statistikave zyrtare të këtij vendi, llogariten vetëm 2850. E megjithatë, politikanët holandezë i fajësojnë pikërisht ata për rritjen e kriminalitetit, duke i kërkuar dhe Komisionit Europian të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë.
Por cili është perceptimi i qytetarëve holandezë për shqiptarët? Informacioni është i pakët. “Nuk di shumë për shqiptarët personalisht. Për sa i përket lidhjeve me krimin dhe korrupsionin, s’mund ta përgjithësosh të gjithë përmbajtjen e shportës, vetëm se 1 mollë është e prishur”, thotë një i ri.
“Unë, ashtu si shumë të tjerë këtu, nuk dimë shumë për Shqipërinë, kam parë vetëm foto të afishuara në godinën e ambasadës e duket një vend fantastik. Tingëllon si larg, por është shumë pranë nesh në fakt, nuk e dija për vizat, por perceptimi është se ka korrupsion në shoqërinë aty. Njerëzit luftojnë për të drejtat e demokracinë, oligarkët me sa kam dëgjuar janë ulur në pushtet. Ndaj nuk janë dhe aq demokratikë sa do donim ne të ishin”, thotë një tjetër. “Shqipëria, sigurisht, ai shteti. Ne jemi nga Armenia dhe shpesh na ngatërrojnë. Nuk e dimë për vendimin e Parlamentit për Shqipërinë, por për vende të tjera e dimë që e kanë bërë”.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave në Holandë, “Statline”, për vitin 2018, shqiptarët përbëjnë vetëm 0,2% të të dyshuarve në rang vendi, se kanë kryer vepra penale, konkretisht 470 persona. Ndërsa numri i azilkërkuesve gjatë vitit të kaluar, sipas shkresës së dërguar Komisionit Europian në 31 maj, është 550, 185 më shumëse në vitin 2017.
Por çfarë jete bëjnë shqiptarët në Holandë? Ambasadorja Aida Sakiqi, na jep një panoramë. “Ne shikojmë gjithmonë e më shumë në shtim numrin e studentëve shqiptarë në Holandë, studentë që vijnë këtu për të thelluar dijen e tyre”, thotë zonja Sakiqi. “Shikojmë gjithashtu shqiptarë që vijnë për të punuar në teknologjinë e informacionit, ndërsa ata që kanë vite këtu janë shqiptarë të mirë integruar, nuk dallohen që janë shqiptarë pasi flasin perfekt gjuhën, janë kontribuues i kësaj shoqërie, për të cilën ne jemi krenar”.
Partia e “Priratëve”, e “Kafshëve”, “Jezusi Jeton” janë disa prej partive që veprojnë në Holandë. Ato populiste e kanë bërë të qartë se nuk e duan zgjerimin e Bashkimit Europian. Vendimi i Parlamentit dhe më pas shkresa drejtuar Komisionit Europian për të vendosur vizat për shqiptarët, 2 ditë pas rekomandimit për hapjen e negociatave, ishte një pasqyrë paraprake dhe për votën e këtij shteti kur të vendoset për fatin e Shqipërisë.
Por a e ndjejnë këtë paragjykim shqiptarët që jetojnë në shtetin që ka legalizuar marijuanën dhe prostitucionin? “Para se t’i thuash kombësinë tënde, diskutojnë, të afrohen, pastaj sapo i thua që je shqiptar të shohin si inferior, nuk duan të kenë lidhje e të vazhdojnë më shoqërinë me ty”, thotë Ilda Celibashi, studente shqiptare në Holandë. “Me vajzat që ndaj shtëpinë jemi shumë në harmoni, edhe këtu në shkollë kam gjetur shoqe shumë të afrueshme e nuk e kam hasur aq shumë ndjenjën e racizmit dhe inferioritetit”, thotë Rabora Ramaj. “Kanë atë mendimin që Shqipëria është një vend që ka kriminalitet të madh dhe kur i them që dua të kthehem të aplikoj profesionin e drejtësisë, thotë që po, ke shumë mundësi aty sepse ka shumë kriminalitet”, thotë një tjetër studente, Damiljana Maliqi.
Holanda historikisht është renditur nder vendet skeptike për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Për hapjen e negociatave, vendimi në Këshillin Europian duhet të jetë unanim, pra vota e çdo vendi anëtar duhet të jetë “pro”.(a2news)
imagjinoni sikur nga keta 2850 ”shqipare” 2500 prej tyre te jene turkoshqipfoles,nuk ka nevoj per koment………..allah uakbar!
Mutofagos-te kam thene njemije here te mos harrosh te pish ilacet se kur nuk i pi flet gomarlleqe.
Mero djali, hajde me pyet mua per Hollanden ti. U bene 24 vjet qe jetoj une ketu. Ja po ta them une qe asnjeri nuk ka pershtypje te keqe per Shqiperine. Ah me keq qe 89% e ketyre nuk dine ku bie Shqiperia. Ata qe e dine kane nje pershtypje shume te mire. Bile po te them qe destinacioni i ri per ta eshte Shqiperia. I vermi problem ketu eshte ne kokat e tyre ( politikanet ) kam parasysh. Qe te jemi me te qarte: Injoranca ka perfshire rangjet me te larta ne Shqiperi.
Ne bëjmë burgun., ndërsa holandezët hiqen si të zgjuar me mallin tonë.
Te ndjesh ” rracizem” ndaj hollandezeve qe jane populli me i degjeneruar e europe, ku gjysma e meshkujve jane pederaste dhe gjysma tjeter bastarde qe nuk dine ke kane baba, dhe qe buk ka ngel zezake pa ju q..i femrat eshte katasteofe.
Hollandezet duhen shpall non grata te gjithe
Po shkove ne Hollande i ke thene degjenerimit urdhero miresevjen.Gabim bejne ata prinder qe i dergojne femijet ne Hollande.
Celibashi Rama Maliqi? Jo vetem hollandezet por çdo njeri normal ka fobi nga keta tinguj.
Po pse mo perfaqsuesi i shqiptareve? Na e shpjego ne te paditureve. Per cfare e kane fobi?!!!
Po ti pse ke fobi?!!!
Cfare rob koti qe je
saliu eshte e keqja e ketij veni SALI NA U LARGO SE KE QELB QE TE GJITHVE……..
Vendosni vizat per Hollandezet. Nuk na duhen pederaset dhe drogaxhinjte. I vetmi Shqiptaro- Hollandez spiun dhe i poshter eshte LULEZIM BASHA. Atij ti hiqet nenshtetesija Shqiptare.
Kam jetuar ne Holande kur Shqiptaret ishin me gishta, droga shitej ne rruge si karamele, mos te them per prostuticionin, kanabisi e droga jane shtyllat kryesore te turizmit atje, bas 5 vjetesh qendrini u lidha me nje Zvicerane qe me vone u be dhe gruaja ime per ca vite, nga shiu ne bresher, dhe ne Zvicer e njejta, fajesoeshin Shqiptaret, e harronin se nje trafikant kur nuk ka klientele nuk ka ca shet. Me fenomene te tilla kane probleme dhe shtete shume here me te konsoliduar se i joni, kush di frengjisht mjat te shikoj reportazhet e tv Francez dhe e merr vesh mire se te ne shitet dhe trafikohet shume here me pak se ne Holande, France e Zvicer. Sa per kete kelyshin e janulles qe mundohet ta ktheje dhe ne problem fetar, si do te jete po ne europe ku ku hyme e qe ka Greke na cohen ne kembe nga frika, e sa here kane probleme me Turq Shqiptaret myslymane therresin per ndihme.
Le te bejme pak arithmetike.
Na thuhet ketu se ne Hollande jetojne vetem 2850 shqiptare.
Na thuhet ketu se jane 470 krime te kryera nga shqiptaret.
Me arithmetike te thejeshte, i bije se 16% e shqiptareve aty kane recorde kriminale.
Kjo nuk eshte pak, perkundrazi eshte tmerresisht shume.
Hollanda ka afersisht 17 milion banore dhe jane afersisht 235.000 me rekorde kriminale, dmth vetem 1.34 % e popullates hollandeze ka rekorde kriminale.
Krahasojeni me 16% e shqiptareve me rekorde kriminale, kundrejt 1.34 te hollanedezeve.
Shqiptaret kryejne 11.94 here me shume krime. Pra shqiptaret kryejne afersisht 12 here me shume krime se hollandezet.
Pra, ajo qe dua te them eshte se, vertet vetem 0.2% e numrit te krimeve ne Hollande kane marken shqiptare (470 gjithsej), por kjo perqindje eshte nxjerre nga totali 235.000 i te gjithe popullates se Hollandes qe eshte 17 milion.
Ja perse del ne pah krimi shqiptar ne Hollande: Eshte 12 here me shume se kombetarja hollandeze.
Ketu duhet pranuar gjithesesi dicka qe mund ta ndryshoje tabllone e mesiperme.
Mungon ne kete artikull nje e dhene esenciale: Kush jane 470 shqiptaret e inkriminuar?
A jene keta te inkriminuar ndermjet 2850 shqiptareve qe jetojne legalisht ne Hollande?
Nese po, sa prej ketyre shqiptareve legale ne Hollande kane kryer krime, jane pjese e numrit 470?
Apo jane shqiptare qe hyjne e dalin atje, pra qe jetojne ilegalisht ne Hollande, qe futen ne numrin 470 te krimeve me autoresi shqiptare.
Sepse, le ta zeme se nga 2850 shqiptaret legale ne hollande, vetem 40 prej tyre jane te inkriminuar, dmth vetem 1.34% e tyre jane te tille, atehere krimi shqiptar ne Hollande do te ishte ne te njejten perqindje sikurse krimi hollandez, gje qe ka shume te ngjare te jete keshtu sepse, presupozoj se ata shqiptare qe jane legalizuar ne Hollande kane kaluar neper filter, jane ne nje menyre apo ne nje tjeter, njerez me standarte dhe integritet, fjala vjen sikurse eshte familja e Lulzim Bashes, edhe pse vete Luli eshte i inkriminuar dhe nen hetim ne vendin e tij te origjines, per aferat ruse, dhe akuzohet per me teper per dy krime te llahtareshme sikurse vrasja e 4 demonstruesve paqesore ne 21 Janar dhe abuzimi me rreth 350 milion euro ne Rrugen e Kombit.
Ideja eshte, kujdes me numrat dhe statistikat, mund te te cojne fare lehte ne drejtim te gabuar!
Ky qe e kthen ne problem fetar, ka plotesisht te drejte.
Nuk na duan se jemi me shumice islame.
Nuk jemi musliman ekstremiste, por ata kane frike ndaj fese islame.
Nuk kane per te na pranuar kurre ne BE. me kete kushtetute qe eshte ne fuqi.
E kam fjalen, pa u hequr nga kushtetuta e drejta e vetos se cdo vendi anetar i BE-se.
Mjafton nje shtet te votoj kunder dhe nuk antaresohesh.
Me te qarte, na e ka thene Spartak Ngjela, kur babai i tij shkonte per punet e shtetit ne vendet europiane, dhe nuk e perfillnin, i qendronin ftohte.
Kjo vetem per faktin se i shikonin shqiptaret si myslimane.
Qytetaret europian, nuk jane aq te emancipuar sa cmendon shumica prej nesh.