Dështon seanca e parë për vëllain e ish-deputetit Salianji

1 Qershor 2019, 09:53Kronika TEMA

Në Gjykatën e Tiranës, në 30 maj nisi gjykimi për Alex Kaçanin, vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salinaji, i akuzuar për mashtrim.

Për të ka një urdhër arresti nga Gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Seanca e parë u mbajt në 30 maj, në ora 10:00, me gjyqtar Kastriot Gramshi. Por ajo u shty sepse nuk ishte paraqitur i pandehuri Kaçani, i cili dyshohet se është jashtë Shqipërisë, duke iu fshehur drejtësisë.

TemA ka siguruar fletë-thirrjen për kallëzuesin, si palë në gjykim.

Vëllai i ish-deputeti Salianji, një nga zërat më të fortë afër Bashës që kërkon të ndërtojë një rend të ri në vend, e që është dhe vetë duke u gjykuar për dosjen “Babale”, akuzohet për mashtrim ndaj një qytetari.

1 komente në “Dështon seanca e parë për vëllain e ish-deputetit Salianji”

  1. ¬ says:

    Në vënd që të ishin të dy deputet., janë kundërshtar sistemi. Kush ka të drejtë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje