Dënohen “Zotat" e zonës që masakruan emigrantin shqiptar në Londër, flet nëna e viktimës: Më 9 qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, nuk mund të fle në paqe…

30 Maj 2019, 19:11Kronika TEMA
Dënohen “Zotat" e zonës që masakruan emigrantin

Shtatë të rinj janë shpallur fajtorë për vrasjen e një shqiptari në Londër.

Edmond Jonuzi, 35 vjeç, humbi jetën gjatë një sulmi me thikë më 9 qershor të 2018-s në afërsi të stacionit të metrosë Turnpike Lake.

Ai njihej gjithashtu me emrin Edmond Preçi. I riu ishte sëbashku me vëllain, Eraldi Preçi, i cili gjatë sulmit pësoi dëmtime të rënda në kafkë.

Gjykata vendosi të martën se Bilal Mumin, 20 vjeç, është fajtor për vrasjen e 35-vjeçarit. Ndërkohë, gjashtë të rinj të tjerë janë shpallur fajtorë për dhunë.

Ata janë Saydomar Mohammed, 21 vjeç; Tenzin Massiah, 23 vjeç; Abdul Mohamed, 22 vjeç; Ismail Mohammed, 21 vjeç; Eldar Iliazi, 21 vjeç dhe Rayan Saleh.

Policia është shprehur se të rinjtë përpara vrasjes së Jonuzit e kishin shpenzuar ditën përreth zonës Common Duckett-s duke pirë, duke u zënë dhe duke u përfshirë në sjellje anti-sociale.

Ata e njihnin njëri tjetrin dhe ishin të përfshirë në trafik droge. Gjykata dëgjoi të martën se ata ndiheshin “Zotat” e zonës.

Ndërkohë 35-vjeçari Edmond Jonuzi dhe vëllai i tij Eraldi mësohet se ishin kërcënuar nga një anëtar pasi po ktheheshin nga një darkë me kushërinjtë e tyre.

Pas kësaj nisi një sherr i fuqishëm, ku u përfshinë të gjithë anëtarët e bandës dhe dy shqiptarët.

Për shkak të sulmit Jonuzi humbi jetën pasi pësoi 19 plagë në trup dhe një të çarë në zemër.

Mamaja e tij, Dava Preçi, e kishte të pamundur të shkonte në Britani për seancat gjyqësore, por sipas BBC ka reaguar me një deklaratë.

“Më 9 Qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, e më la të thyer dhe bosh përbrenda. 

Më ka mbetur të imagjinoj imazhet e dhunës dhe dhimbjes që djemtë e mi kaluan. Nuk mund të fle në paqe”, është shprehur ajo.

Mediat britanike shkruajnë se data për dhënien e dënimeve për fajtorët do të vendoset në ditët në vijim.

8 komente në “Dënohen “Zotat” e zonës që masakruan emigrantin shqiptar në Londër, flet nëna e viktimës: Më 9 qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, nuk mund të fle në paqe…”

  1. alma says:

    une e di se jem I ne maj qysh ka ndodhur ngjarja me 9 qershor 2019
    korigjoni datet se eshte gabim

    1. vlonjati says:

      E dasher Alma,po ta kesh lexuar me kujdes do e kuptosh qe behet fjale per 9 Qershor 2018

  2. Nik says:

    Plehra islamike.dhe te zinj dhe musliman.me keq s’behet.

  3. dani says:

    shume shpejt do mbushet shqiperia me keto specie.vetem prisni

    1. Eu says:

      O [email protected], shqipria nga keta eshte e perbere (shiko emer mbiemer, veprimtarine). Sa me larg prej tyre, fatkeqesi planeti,vetem te kqia sjellin keta, gje t‘mire s‘di t‘ken bere ndonjehere.

  4. Nabukodonosor1 says:

    Keta jane anglezet e rinj.

  5. zoga e vodices says:

    Alma lexoje me kujdes se thote 9 qershor 2018 dhe jo 2019.

  6. lek says:

    Mos kini merak se ka shume shqiptare neper burgjet angleze qe me siguri do ti “sistemojne” mire e mire keta bythezinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje