Vrasja e avokatit grek trazon botën e krimit shqiptar në Athinë e Vlorë: Një histori eksekutimesh e hakmarrjesh

28 Maj 2019, 12:17Kronika TEMA

Vrasja e avokatit grek, Mihal Zafiropulos në zyrën e tij në Athinë dy vite më parë vazhdon të trazojë botën e krimit në Shqipëri dhe Greqi.

Me pak orë distancë, dy emra të dyshuar nga autoritetet greke si pjesë e grupit që ekzekutoi avokatin përfunduan në faqet e para të kronikës së zezë.

Në Shqipëri u plagos rëndë shtetasi Eno Mata, gjatë një atentati në Vlorë, ndërsa në Athinë u arratis nga burgu një 22-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e grupit të pagëzuar nga grekët si “mafia e burgut të Koridhalosit”.

22-vjeçari shqiptar është arratisur nga burgu u Avlonës në veri të Athinës, duke përfituar nga një pakujdesi e autoriteteve vendase.

Bashkë me të riun shqiptar, identetin e të cilit policia greke nuk e bën me dije, është arratisur edhe një shtetas sirian.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në momentin që në burgun në fjalë po kryheshin punime për riparimin e rrjetit elektrik.

Sipas mediave greke, 22-vjeçari shqiptar dhe shtetasi sirian kanë kapërcyar një pjesë të murit ku ishin hequr telat me gjemba.

Shqiptari akuzohej si pjesë e një bande grabitësish dhe sipas mediave greke ai është transferuar së fundmi në burgun e Avlonës.

Më parë ai ka qenë në burgun famëkeq të Koridhalosit dhe dyshohet se ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të Arben Bakos.

Nga hetimet e palës greke, nuk rezultoi se ai ka marrë pjesë në goditjen e viktimës.

Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar mendohet se është pjesë e bandës së Klodian Lekocaj në burgun e Koridhalosit, ndaj u transferua për shkaqe sigurie.

Lekocaj akuzohet nga autoritetet greke si drejtuesi i një bande të rrezikshme me aktivitet brenda dhe jashtë burgut të Koridhalosit dhe urdhëruesi i disa ekzekutimeve në qelitë e këtij burgu, por edhe jashtë tij.

Lekocajt i faturohet nga mediat në Athinë edhe një rol protagonist në vrasjen e avokatit grek, Mihal Zafiropulos.

Vetë Klodian Lekocaj dhe familjarët e tij i mohojnë akuzat.

Ata thonë se Klodiani nuk ka lidhje me akuzat në fjalë dhe se po përdoret për të fshehur të tjerë persona të fuqishëm të mafias greke për t’iu shmangur drejtësisë.

Avokati Mihal Zafiropulos u vra në zyrën e tij në vjeshtë të 2017.

Si autorë të ngjarjes autoritetet greke arrestuan më vonë një grup prej tetë shqiptarësh dhe pesë grekësh, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Mes të akuzuarve për ngjarjen në fjalë ishte edhe shtetasi Eno Mata.

32-vjeçari shqiptar ishte shënjestër e një atentati këtë të hënë në Vlorë, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli.

Autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të dy të rinjve në momentin që këta të fundit po udhëtonin me motocikletë në drejtim të banesave të tyre.

Sipas policisë, personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shënjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.

Mata mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që pak më vonë, policia gjeti mjetin e djegur me të cilin kishin lëvizur autorët.

Brenda mjetit u gjetën edhe dy armët kallashnikov, ndërkohë që rezulton se si makina, ashtu edhe targat e saj janë vjedhur.

Mata ishte kthyer prej pak muajsh në Shqipëri, ku i është transferuar edhe dosja greke për vrasjen e avokatit Zafiropulos.

I riu mohoi akuzat në dëshminë e parë të dhënë për autoritetet, duke deklaruar se po e ngatërronin me një tjetër person.

2 komente në “Vrasja e avokatit grek trazon botën e krimit shqiptar në Athinë e Vlorë: Një histori eksekutimesh e hakmarrjesh”

  1. ¬ says:

    BE vret të Shqipërisë çdo ditë dhe askush se vë ujin në zjarr.

  2. spata says:

    Behuni me te sakte ne keto raste kur doni te shpehni nje ngarje te ndodhur . Eksekutuesi eshte nje fshatar i Qarkut te Vlores nga Porua. Porua nuk eshte Vlora qe ta krahesoni kete krim si pernballje e Athines me Vloren . Ekzekutuesi eshte me pashaporte shqiptare por jo me prejardhje shqiptare .Fshati Poro eshte formuar nga dyndjet sllave rreth viteve 580 . Ne ate zone nuk ka patur banor vendas por vetem te ardhur . I nenvizoj keto per te dalluar se nga e kan prejardhjen kriminelet ne Shqiperi sic jane dhe politikanet krikinela qe jane pjell e sllaveve .
    Z.Mero kontrolloje mire keto qe hidhen se nuk jemi ne kohen e Hoxhes qe na beri njesoj me te gjithe farat e ardhura ne shqiperi .Kur te zihet ne goje Vlora te mendohen mire ata qe shkruajne .Kriminelet ne Vlore sic tha dhe Kryeprokurorja jane bastarde qe jetojne ne Vlorepoer jane me prejardhje te ndryshme .
    Historin e Vlores e njohin shume pak tani ne demokraci. Kjo mungese ka ardhur pikerishte nga pranija e elementve antishqiptare qe moren pushtetin pas vendosjes se demokracise .Tani qe po shkruaJ flet nje nga pinjollet e Ballit Kombetar Alibeja qe na beka dhe politiken e popullit shqiptare. Po a ka turp me te madh qe fare kriminale ti imponoje popullit idet e nje klase tradhetare . A i njihni mire ju se cfare kane bere baballaret e tyre . Ja keto jane ndryshimet qe ne Medja duhen thene gjerat pa dorashkat e demokracise ku meshihen shume kriminel te popullit sic eshte Sliu e Luli me kompani.
    Do degjoni shume komente tani qe Komisjoni Evropjane paraqiti progres raportin pozitive per Shqiperine .Si do ta komentoni ju te Medjave ket hap pozitive . Do te na nxirrni se cfare mendje ka Saliu apo Basha me tufen e zagarve qe ushqen ky popull . Jo ata skane asnje te drejte morale te hedhin idet e tyre antishqiptare .medjat ne se jane per popullin duhet ti injorojne opinjonet armiqsore .kjo nuk eshte shkelje demokracie por gjykim ne sherbim te kombit .Lereni tellallin (Qerozin )e pd te flasi sa te doje ne kanalin Tv te Pd .Kush ka oreks le ta ndjeki .Kjo eshte demokraci .Sejcili te flasi e te komentoje ne halene e tije e jo ti shesn ipopullit bajgat e tyre ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje