FOTOT/ Siguria në protestë, policia merr masat: Kamera me rezolucion të lartë dhe snajpera mbi tarraca

25 Maj 2019, 19:19Kronika TEMA

Policia e Shtetit por edhe Garda kanë marrë masa për mbarëvajtjen e sigurisë së protestës së sotme.

Mësohet se policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë.

Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë.

Nuk dihet nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme por kujtojmë se në 5 protestat e kaluara ka pasur dhunë ndaj institucioneve dhe gaz lotsjellës e forma të tjera të përdorura nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje