Fshehën bizhuteri me vlerë 1 mln euro: Kush janë 3 shqiptarët që grabitën 66 banesa dhe ishin kthyer në tmerrin e Italisë

23 Maj 2019, 18:55Kronika TEMA

Në vazhdim të operacionit të policisë së Pordenone ku u arrestuan 3 shqiptarë, pasi akuzohen për vjedhjen e 66 banesave, policia ka gjetur stoli me vlerë 1 milion euro që ishin përfituar nga grabitjet.

Sipas policisë italiane, shqiptarët kanë kryer 66 vjedhje të shtëpive dhe vilave në Veri- Lindje të Italisë në periudhën nëntor 2018 deri në shkurt 2019.

Ditën e mërkurë policia ka zbuluar se banda e shqiptarëve kishte fshehur më shumë se 1.3 kilogramë stoli që kapin vlerën e 1 milionë eurove, një pistoletë, si dhe një kasafortë me municione.

Pas konfiskimit të telefonëve të tre shqiptarëve, u bë i mundur zbulimi i vendit ku fshiheshin bizhuteritë.

Më pas grupi hetimor ka ushtruar kontroll në një banesë të braktisur, si dhe në zonën e pyllëzuar që shtrihej përgjatë lumit në zonën e Coneglianese dhe Sacilese.

Policët kontrolluan në disa vende dhe zbuluan se grabitësit i kishin groposur xhevahiret dhe një pistoletë markë “Smith & Wesson Model 38”.

Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar në mënyrë që të identifikohen pronarët e bizhuterive të vjedhura.

Zonat ku shqiptarët kanë kryer vjedhjet janë provincat e Pordenonit, Trevisos dhe Bellunos.

Në pranga kanë rënë Darjel Prushi, 27 vjeç, nga Kruja, me precedentë të mëparshëm kriminal, i cili jetonte në Conegliano në Via Kennedy; Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjet, nga Peqini, banues po në Conegliano, edhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi, pa një vendbanim fiks.

Mediat italiane bëjnë me dije se tre shqiptarët e arrestuar janë në burg që prej 25 prillit dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se kanë kryer grabitjet.

Shqiptarët ishin pjesë e një organizate kriminale të mirë strukturuar, e specializuar për vjedhjet në shtëpi me zbritjen e kasafortave.

Nga verifikimet e deri më tanishme, policia ka verifikuar se janë rreth 2 milionë euro të ardhura që janë përfituar nga grabitjet e banesave dhe vilave.

Gjithashtu u verifikua se një pjesë e sendeve të vjedhura janë sjellë në Shqipëri.

Një pjesë e mirë e bizhuterive të vjedhura u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm, vlera e të cilave kap shifrën e qindra mijëra eurove.

3 komente në “Fshehën bizhuteri me vlerë 1 mln euro: Kush janë 3 shqiptarët që grabitën 66 banesa dhe ishin kthyer në tmerrin e Italisë”

  1. Rezorsi says:

    KËTA VODHËN DHE SHTËPIN KU PUNON TË GRUAJA IME PER NJE KOHË 17 VJET. DY GJERDANE KOMPLET ME FLORI MONEDHA 14 COP MONEDHA FLORIRI TE NARA NGA7 COPË SHUME UNAZA NJE ROLEKS KOMPLET FLORI QE E KISHTE DHURATË PER DITËLINDJE GJERDANE FLORIRI MBI 12 MIJË EURO ORE TE VJETRA DHE TE GJITHA KËTO I KISHTE KUJTIME. VLERA E ATYRE ARI TË E GJITHA MBI 50 MIJË EURO. DHE I THA GRUAS KUR I KAPEN TIA KISHIN DHËNË GRAVE TE TYRE NUK DO ME VINTE KEQ.MEGJITHATE KËTË VERE AJO DO VI TEK UNE PER VIZITË NË SARANDË SË I PËLQEN SHUME MUND TA IMAGJINONI. PORDENONE.

  2. Moniku says:

    Tu pritet hunda ketyre maskarenjve, qe mos te kene surrat te dalin as nga burgu. E njejra gje dhe per kriminelet e hajdutet drejtues. ,(Berushet, Metat, Bashat,Llallat etj qe e kane telendisur kete vend si mos me keq

  3. Ceni says:

    Preuni doren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje