Kush është 57-vjeçari me 1 milion euro pasuri në Durrës dhe pse kishte ndryshuar identitetin?

22 Maj 2019, 21:45Kronika TEMA

Plot 1 milion euro pasuri të patundshme, apartamente, garazhe e truall, u sekuestruan nga policia në Durrës në pronësi të një 57-vjeçari, i dënuar në Itali.

Klan ka mësuar se ai është Mehmet Seferi me origjinë nga Dibra dhe prej disa vitesh banonte në zonën e Rrashbullit në Durrës, së bashku me familjen.

Sipas burimeve, mësohet se pasuritë e patundshme që u sekuestruan janë të lokalizuara brenda qytetit të Durrësit.

Mehmet Seferi kishte emigruar në Itali, ku dhe u arrestua dhe aktualisht vuan dënimin me 3.6 vite burgim.

Ai është dënuar për gjobëvënie të kryer në bashkëpunim.

Policia e Durrësit njoftoi se është provuar që pasuria e 57-vjeçarit është krijuar nga aktiviteti ilegal në Itali.

Përveç pasurisë së patundshme 1 milion euro, Mehmet Seferit iu sekuestruan edhe 5770 euro dhe 30 milionë Lekë.

Gjatë qëndrimit në Itali, 57-vjeçari ka ndryshuar identitetin.

Xhakomin Seferi është emri i ri i 57-vjeçarit, pronat e të cilit u sekuestruan si pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti ilegal në Itali.

Identitetin e ndryshoi pasi kishte shkuar në shtetin italian, për shkak të problemeve me drejtësinë.

1 komente në “Kush është 57-vjeçari me 1 milion euro pasuri në Durrës dhe pse kishte ndryshuar identitetin?”

  1. ¬ says:

    20 % e pasurisë i takon familjes., ndryshe kemi të bëjmë me komunizëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje