Familjarët përkujtojnë tragjedinë e Qafës së Vishës me 12 studentë të vdekur dhe 22 të plagosur: Fajtorët janë të lirë, duam drejtësi

21 Maj 2019, 16:27Kronika TEMA

Edhe pas 7 viteve nga tragjedia e Himarës, ku 12 studentë dhe drejtuesi i autobusit  humben jetën në aksidentin fatal në qafën e Vishës, familjarët e viktimave luten për drejtësi.

Apelet ndaj shtetit për dënimin e fajtorëve kanë qenë të përsëritura në këto vite veçanërisht nga prindërit e dy prej viktimave Joana Debinjës e Dorina Stafës, të cilët thonë se fajtorët e vdekjes së vajzave të tyre më 22 maj të vitit 2012 janë ende të lirë.

Dhimbja për ndarjen nga jeta të vajzës së tyre nuk do të shuhet kurrë, por drejtësia është e vetmja gjë që do të qetësonte shpirtin e prindërve të Dorinës, ndaj ata thonë se do të vijojnë të kërkojnë rihapjen e çështjes.

13 të vdekur dhe 22 të plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të Qafës së Vishës në Himarë, kur autobusi me studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” përfundoi në humnerë.

1 komente në “Familjarët përkujtojnë tragjedinë e Qafës së Vishës me 12 studentë të vdekur dhe 22 të plagosur: Fajtorët janë të lirë, duam drejtësi”

  1. Spartak VERDHA says:

    Qafa e Vishës i mori jetën para 7 vitesh 13 të rinjve , ku dhe , u plagosën , gjymtuan dhe sakatuan edhe 22 të rinj shkollarë të atij rasti fatal . Ato do të kujtohen gjithmonë nga familjarët por përsa i përket dënimeve harrojeni . Mjerë ata fatkeqë që hikën në lule të rinisë .
    Me këtë rast dua ti bëj thirrje të gjithë organeve dhe organizmave , apo e doni ta bëj më konkrete : Ministres së Infrastrukturës dhe Drejtoreshës së Rrugëve , Ministrit të Punëve të Brendshme , Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Kryetarit të Qarkullimit Rrugor të Republikës , Prefektit të Qarkut Kukës dhe Drejtorisë së Infrastrukturës në Bashkinë Kukës . Besoj se jo janë mjaft , por mos janë shumë .
    Fjala është për një pikë mjaft të ekspozuar për aksident tragjik dhe vdekjen e sigurtë pa shpëtim të 40 e ca vetëve që përmban çdo autobuz me shqiptarë ( shumica nxënës shkollash e të rinj ) që vijnë me dhjetra çdo ditë nga Kosova ( Verës nuk numrohen dot ) .
    Ky vend fatal e ka emrin Përbreg me rrugë me një dishezë dhe kthesë të jasht çdo kondicioni dhe pa asnjë mur mbrojtës karshi humnerës mbi 150 metra . Një rrip i hollë llamarine ( ma i holli e ma i ulëti në gjithë Rrugën e Kombit !!! ) , sikur është lënë aq me qëllim kobzi . Policia rrugore , si kurdoherë , për të dalë e pa fajshme para ligjit ka vendosur një tabelë për të ecur me 50 Km/ orë , nga 60 që e kishte deri par disa kohësh . Në atë dishezë aq të fortë dhe me një kthesë jasht çdo imagjinate e norme , këtyre qindra autobuzave plot e përplot me njerës por që janë edhe të amortizuar ( edhe të rinj me qenë , hekurat , janë hekura , tubat e frenave janë tuba , e bllokime nga më të ndryshmet ) mund ti ndodhi aksident . Në atë vend edhe një veturë e vogël mund të fluturojë në humnerë . Shoferat e Kamionave prej Kosovës e Shqipërisë janë heronj , por atë vend gjithmonë e kalojnë jo vetëm me shumë kujdes por edhe me frikë se mund t’i ndodhi ndonjë aksident i pa parashikuar .
    Vendi është në Përbreg kur vjen nga Gjegjani , kthesa e fundit mbi 180 gradë përpara se të shkohet tek Ura e madhe e Rexhepajt .

    Ju bëj thirrje të vihet urgjentisht dorë , sa pa ndodhur ndonjë hata . Jo 1 por 7 ditë zije shpall po deshe , jeta s’kthehet më .

    Spartak VERDHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje