VENDIMI: Bujar Leskaj kthen veten në krye të KLSH-së

21 Maj 2019, 17:12Kronika TEMA

Ish kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka kthyer veten në postin që ushtronte.

Pas përfundimit të mamdatit të tij në krye të këtij KLSH, Leskaj ia kishte deleguar detyrat zv.kryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos.

Por me një vendim të bërë publik ditën e sotme, provohet se Leskaj do të vazhdojë të jetë kryetari i KLSH-së, deri në momentin kur ai të zëvendësohet nga një drejtues i ri.

“Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:

1. Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo).

2. Ky vendim do i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës.

3.Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare”,
 thuhet në vendimin e kreut të KLSH.(TemA)

6 komente në “VENDIMI: Bujar Leskaj kthen veten në krye të KLSH-së”

  1. Denis says:

    Sa shpejt te lajmeruan per ta hequr me vrap Linditen ..?Apo do te emeronte dike qe ju se pelqenit apo ishit urdheruar te mos e pelqenit?! Rrumpalle. Ne fakt thelbesisht me keq se aq!

  2. Klajdja says:

    Po ben lufte Likja qe kapo te klsh-ja te behet kryetari i korrupsionit Cac Angjeli

  3. cccp says:

    Me sa duket, klani Berisha- Basha-Meta-Kryemadhi kane nevoje edhe per nje “leve” ne planin e tyre per te bere ” corbe” jeten politike.

  4. Ton says:

    Produkti i Topit si Llalla….

  5. Doni me per Belulin.. says:

    E shikoni si tallin koqet me popullin keta politikanet tane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje