Mafiozi rus me 20 vrasje mbi kurriz, që dyshohet se fshihet në Shqipëri

22 Maj 2019, 10:04Kronika TEMA

Një 44-vjeçar rus, me emrin Revaz Kakhmazov (Rezo Lotkinsky), i akuzuar për grabitje, dyshohet se fshihet në Shqipëri.

Javën e shkuar, gjykata e Tverskoy në Moskë, lëshoi një urdhër arresti në mungesë për 44-vjeçarin, Revaz Kakhmazov.

Në total, hetuesit identifikuan 21 raste grabitjesh dhe 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë të përfshirë në rreth 18 vrasje.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, të cilat citojnë Departamentin e Hetimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme ruse:

“Banda mori haraç nga banorët e kolonive, kryesisht ata që u akuzuan për mashtrim dhe trafik droge, nëpërmjet besnikëve të tij në burgjet e vendosura në Moskë, në rajonin e Moskës, Tatarstani dhe Primorye”.

Më parë, i dyshuari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminal.

Sipas hetimit të bërë nga autoritetet ruse, ky grup akuzohet për trafik droge, mashtrim ndaj kolonive, shitje droge në burgje, si dhe grabitje me armë.

Dihet se tani Kakhmazov fshihet nën emrin e Revaz Mendeki.

Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që grabitësi mund të fshihet në Shqipëri, pasi ka nënshtetësi sipas tyre.

Autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim dhe nëse do të kapet rrezikon mbi 15 vite burg.

1 komente në “Mafiozi rus me 20 vrasje mbi kurriz, që dyshohet se fshihet në Shqipëri”

  1. Janig says:

    Tek vila e Zenit e keni
    100%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje