Bilanc lufte, në 4 muaj 62 të vdekur nga aksidentet rrugore

21 Maj 2019, 20:26Kronika TEMA

Në katër muajt e parë të këtij viti humbën jetën 62 persona nga aksidentet me makinë nga 61 që ishin një vit më parë për të njëjtën periudhë. Pavarësisht bilancit si 4 mujor marrë më vete vetëm muaji prill duket se ka një rënie të numrit të aksidenteve dhe pasojave prej tyre në tërësi.

Instituti i Statistikave raportoi se në muajin Prill 2019 numërohen 112 aksidente rrugore nga 134 aksidente të ndodhura në prill 2018, duke u ulur me 16,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në Prill 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 147 persona nga 168 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 12,5 %. Numri i të aksidentuarve në katër mujorin e parë të vitit 2019, është 630 persona nga 651 persona duke u ulur me 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Në muajin prill 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona duke mbetur i pandryshuar, krahasuar me Prill 2018. Në katërmujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 62 nga 61 që ishte një vit më parë”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

Në një analizë të shkakut të aksidentit në prill 2019 raportohet se aksidentet rrugore në 84,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 33,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 17,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në katërmujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 16,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 25,0 %, krahasuar me një vit më parë”, njoftoi INSTAT.

2 komente në “Bilanc lufte, në 4 muaj 62 të vdekur nga aksidentet rrugore”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

    gezuar ramazonin…………..

  2. Rruget ne Shqiperi jane lene ne harrese ng ate gjitha qeverie e djathta apo te majta - TURP says:

    Ne po udhetonim nga Tepelena ne Korce permes rruges se Permetit dheb Ersekes. Ishte skandaloze te shihje gjithe ato varre ne ane te rruges. Me shume se 20 veta te vdekur ne rruge. Vdekjet vazhdojne. Eshte e tmerrshme se si Shqiperia per 30 vjet eshte lene pa rruge, sidomos Jugu i vendit. Plotesisht i harruar. U perpoqem te benim nje vizite ne Kurveleshb duke u nisur nga Tepelena dhe Benca. Ishte e tmerrshme, mbas Bences per te shkuar ne fshatin e pare te Kurveleshit, Progonat, rruga ishte vrastare. Mund te vdisje nese merrje guximin per te udhetuar. U detyruam te ktheheshim mbrapa pas 400 metrave te pare. Kandaharin eshte lule para fshatrave te Kurveleshit. Per fat te keq keta njerez kane votuar PS-ne, por edhe PD-ne. Asnjeri nuk ju ka bere te pakten nje rruge. Po imagjinoja sa e tmerrshme eshte per njerezit e moshuar dhe femijet q emund te kene nevoje per sherbim mjekesor dhe kane nevoje te udhetojne drejt Tepelenes. Do te ishte vrastare. Pastaj lere zhvillimin urban te Tepelenes qe shet mend Permet Peci. E vizituam dhe ishte nje cope bajge e felliqur. Termet Peci, i nipi i Shefqet Pecit nga Kurveleshi, qe luftojn se bashku me shume partizane te dale nga Kurveleshi do te ngrihejn nga varri nese do te shihte se ku eshte katandisur Kurveleshi. TURP. Por kjo eshte e vertete edhe per zona te tjera te Shqiperise. Qeveria i ka lene ne harrese keto zona. Nuk e di se cben Edi Rama dhe perse genjen ne dite me diell. Edi Rama shko udheto me makine ne fshatrat e Kurveleshit dhe do te shikoshb se cfare po them une. Eshte per te uluritur me kuje (me qarje) vdekjeje per gjendjen e rrugeve. Shqiperia ne shekullin e 21 eshte me keq se ne kohen e Ali Pashe Tepelenes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje