Nuk justifikonte dot burimet e pasurisë, Gjykata e Lartë “humbet” një tjetër anëtar

22 Maj 2019, 17:28Kronika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj për pamjaftueshmëri burimesh, deklarim të paplotë dhe të saktë të pasurisë.

Kolegji i përbërë nga Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator dhe gjyqtaret Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Edmond Islamaj, duke përmbysur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që më herët e kishte konfirmuar në detyrë.

Gjatë leximit të vendimit, kryesuesi i seancës Luan Daci shpjegoi se Kolegji kishte arritur në përfundimin se gjyqtari Islamaj nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e burimeve financiare për 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të bashkëshortes së tij. Këto pasuri përbëheshin nga një apartament, një njësi tregtare 55 m2 dhe një garazh.

Gjithashtu sipas kolegjit subjekti ka pamjaftueshmëri burimesh për likuiditet cash të deklaruara në vitin 2012 dhe 2016, si dhe ka bërë deklarim të paplotë dhe të pasaktë.

Në tërësi për kriterin e pasurisë Kolegji u shpreh se subjekti rivlerësimit kishte bërë deklarim të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij.

Ankimi i Komisionerit Publik Florian Ballhysa kundër vendimit për konfirmimin e gjyqtarit Edmond Islamaj, ishte ankimi i parë ndaj një vendimi rivlerësimi të KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Shqyrtimi i këtij ankimi në KPA ka filluar në 12 nëntor 2018.

Islamaj ka pasur një karrierë të gjatë në gjyqësorin shqiptar dhe para se të emërohej në Gjykatën e Lartë, ka mbajtur poste të ndryshme, përfshirë gjykatës i Shkallës së Parë, kryetar gjykate, kryeinspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe gjykatës Apeli.

Me vendimin e Kolegjit kësaj karrierë të gjatë të mërkurën i erdhi fundi.

6 komente në “Nuk justifikonte dot burimet e pasurisë, Gjykata e Lartë “humbet” një tjetër anëtar”

  1. Ol says:

    Po pse kush e justifikon pasurine? Ilir Meta,Edi Rama,Lulzim Basha….askush te ikin dhe kta.

  2. rexha 10 says:

    PO KETIJE KRYETARI TE KLD PRESIDENTIT ,PERSE NUKE E BENE VITINGUN?????????????????????????????

  3. Billy says:

    Iku dhe nje i korruptuar…shoku dhe miku i te superkorruptuarit Shkelqim Ganaj qe drejton strukturen e korruptuar te ILDKP… Uroj qe pas tij te ikin dhe mbrojtesit e tij…………Sa me shpejt drejtesi per shqiptaret, sa me shpejt keta super te korruptuar si Leskaj, Ganaj te perfundojne ne kazanin e plehrave…I genjen mendja se duke menduar se nderkomebetaret i besojne perrallat e tyre…Kjo drejtesi eshte e kapur se nuk kane funskionuar institucionet e kontrollit si KLSH, ILDKP, KLD…

  4. Deep State says:

    Po akoma kane ngelur artat , donikat, irmat, zaganjoret e ibrahimat etj…kukullat e Rames dhe Metes…ju rrofte vetingu, iken ujqerit per tu zevendesuar me cakejte…
    Gexuar Ramazonin!

  5. Operacioni Zjarri says:

    Do tju lutesha ketyre te vetingut te punojne pak me me shume intensitet qe ti zhdukin qelbesirat e drejtesise qe i kane pire gjakun ketij populli.

  6. Visi says:

    Po me ata prokuroret e Elbasanit qe dolen te fiksi cfar u be, apo u ngriten ne detyre, normal se sjellin vota dhe beine sponsorin per zgjedhje, turpe per K.Prokuroren qe nuk beri asnje reagim,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje