Aksident i rëndë në Rumani, vdes efektivi shqiptar dhe bashkëshortja e tij

22 Maj 2019, 20:38Kronika TEMA

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhur ditën e sotme në Rumani i mori jetën oficerit të Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore, Ervin Dervina dhe bashkëshortes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, e cila i shpreh ngushëllime ehde familjarëve të viktimave.

“Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”,- njofton policia.

1 komente në “Aksident i rëndë në Rumani, vdes efektivi shqiptar dhe bashkëshortja e tij”

  1. renato says:

    pershendetje,me ne fund nje zgjidhje e duhet njerezit vetem Po i preke ne portofol fillojne te mesojne rregullat me elementare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje