Mithat Tola, drejtor i Policisë Rrugore, i ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se në vendin tonë ka 1800 aksidente në vit, me 213 persona të vdekur vitin e kaluar.
“Është shumë, por jemi te mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian”, theksoi Tola, i cili më pas shpjegoi se si ka ndryshuar mënyra e veprimit të Policisë Rrugore.
“Shkelësit identifikohen me kamera, por kundravajtësi nuk ndalohet.
Regjistrohet shkelja, printohet dhe njoftimi i shkon shtetasit në shtëpi.
Nëse kërkon të ballafaqohet me pamjet filmike, shtetasi mund ta bëjë.
Kemi pakësuar numrin e policëve për të mos penguar trafikun, pasi ndalimi i dikujt në rrugë krijon pengesa.
Kemi filluar ta tërheqim punonjësin e policisë dhe kur të vjen fatura në shtëpi, drejtuesi ndërgjegjësohet.
Sa më shumë fatura të vijnë, aq më shumë trembesh dhe nesër je më i kujdesshëm në rrugë”, deklaroi Tola.
Mitht Tola .
Me Kushtetutë , Policia e Shtetit , ku bëjnë pjesë edhe Policia Rrugore , veç detyrave të tjera , ka dhe Detyrimin Madhor numër një , atë të ruajtjes dhe mbrojtjes së jetës së shtetasve të Republikës së Shqipërisë .
Kur ato vdesin , sikur edhe 1 i vetëm duhet të jetë dhimbje e madhe dhe një minus , jo më , me qindra prej dhjetra vitesh .
A don dhe a e ke vullnetin ta bësh zero këtë shifër përsa i përket aksidenteve ?
Më kontakto .