REAGIMI i fortë i OSBE-së: Protesta të jetë paqësore, koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme. Përmendja e derdhjes së gjakut është e papërputhshme me demokracinë

25 Maj 2019, 13:11Kronika TEMA

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas ora përpara se opozita të mbajë protestën e saj para kryeministrisë.

Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare OSBE, thotë se duhet një protestë paqësore dhe se koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme.

— DEKLARATË E PREZENCËS SË OSBE-së NË SHQIPËRI —

E tërë familja e OSBE-së — Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella — e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019.

Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019.

Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet.

I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike.

(TemA)

3 komente në “REAGIMI i fortë i OSBE-së: Protesta të jetë paqësore, koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme. Përmendja e derdhjes së gjakut është e papërputhshme me demokracinë”

  1. molotivi says:

    Duhet sqaruar po molotovet qe jane prodhuar cdo te behet me kete produkt, apo do vene ne gerdecin e mehdihoxhes te demontohen ?

    1. Roberto says:

      Molotiv! Mos u merzit se shume shpejt ata qe i kane montuar bombat molotov do i demontojne me bythe prapa hekurave prandaj rri i qete.

  2. Mali ?? says:

    Kafshet nuk dine ndryshe, vetem kerbaci ixhandarmerise ose plumbi i ndreq dhe burgu ben pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje