Tubimi i opozitës, ambasada e SHBA apel qytetarëve: Larg protestës, në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë

24 Maj 2019, 16:15Kronika TEMA

Teksa opozita ka paralajmëruar një protestë para Kryeministrisë ditën e nesërme, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë apel qytetarëve amerikanë që të shmangin vendet ku bëhet protesta.

Duke qenë se nuk ka një skenar të zbardhur se si do të zhvillohet kjo protestë, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, referuar edhe demostratave të së kaluarës ku janë regjistruar edhe akte dhune.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00.

Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë.

Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur.

Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Të shmangin grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet më të fundit”,- thuhet në njoftimin e ambasadës. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje