Zbardhet vrasja e ish-oficerit të policisë Arben Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 janar 2019, pranë banesës së viktimës.
Policia bën me dije se kanë bërë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar.
Në pranga ka rënë shtetasi Gjergj Cukali., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e 50 vjeçarit A.B.
Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje
Në pranga 40 vjeçari i dënuar më parë për disa vepra penale .
Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:
Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”
Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.
Prova që çoi në arrestimin e “të fortit” të “Myslym Shyrit”
Të tjera detaje dalin në lidhje me zbardhjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali, ku sot policia njoftoi arrestimin e një të dyshuari.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se përfshirja e Gjergj Cukalit në vrasje është zbuluar nëpërmjet analizës së ADN-së të marrë nga një shishe uji.
Gjergji Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit” është arrestuar më herët për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe pengmarrje.
Zinxhiri i vrasjeve që goditi familjen Bilali
Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e 30 Janarit në zonën e Selitës është ekzekutuar me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë.
Ndonëse ishte ruajtur prej vitesh duke u ngujuar, ka qenë ora 14:30 minuta të ditës së sotme kur ndaj Arben Bilalit, 50-vjeç, është hapur zjarr vdekjeprurës nga një automjet tip “Mercedens Benz” me ngjyrë të zezë dhe me targa të huaja.
Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Arben Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Arben Bilali ishte banor i zonës së Selitës dhe ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së tij teksa ai ishte duke ecur në këmbë. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te Komisariati Nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.
Kush është Gjergj Cukali
Gjergji Cukali është një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.
Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.
Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.
Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.
Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar.
Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Arrestimi i tij është bërë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.
Nderkohe ne korrik te vitit 2016, policia finalizoi nje aksion pas hetimeve te prokurorise për grupin e Gjergj Cukalit.
Gjatë hetimit për personat shpërndarës të drogës u konstatua se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.
Vrasja
Cukali
Denohet me 10 vjet ne 2006 fiton nje vit amnisti dhe arrestohet prape ne 2012. Kapet me arme pa leje ne 2012 dhe ne 2016 arrestohet prape. Dhe tani arrestohet prape pas 3 vjetesh. Se si e ben burgun ky njeri nderkohe qe e ka per te disaten here vetem kta gjykatesit qe e (denojne) e dine. Dhe te mendosh qe ndonje fakir vetem per disa cigare hashash ose per vjedhje energjie elektrike bejne nga 7-8 vjet burg. Drejtesia shqiptare.
Ganiu! Ke te drejte,se ne radhe te pare neve nuk kemi prokuror dhe gjykates te afte profesionalisht,gjithashtu jane dhe frikacak.E dyta ata e shesin bythen e rtyre per nje grusht para, keshtu qe krimineli i shpeton burgut ose bene pak vite burg dhe del e bredh sipas qejfit dhe mjere ai qe iku ne ate bote nga ky kriminel.E keqja jone eshte drejtesia qe nuk po reformohet akoma.
Ma hongre derrin gjergjo nuk i gezove ato lek qe more ne vrasje po si mer burr lehen gjurme ne vrasje nuk te mesoj shefi jot shullazi qe te besh vrasje te paster ske ci nen po pordhe del era tani ruje sumen se jane cam te rrezikshem bilalet dhe ne burg te vrasin apo te mbron shullazi me xhabaftet