Tubimi i opozitës, ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg protestës

31 Maj 2019, 15:20Kronika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, porosit qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri që të shmangin lëvizjen në zonat ku apozita ka paralajmëruar se do të protestojë.

Ky paralajmërim i ambasadës vjen rreth dy ditë para protestës së 7 kombëtare të opozitës.

“Një protestë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 2 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të mëngjesit. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. 

Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Protestat e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat” thuhet në njoftim.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë porositur  të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku protestat zhvillohen.

Rekomandohet

– Të shmangen grumbullimet e mëdha dhe vendet  ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

– Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj.

Monitorimi i mediave lokale për përditësime.

-Mbani një profil të ulët

2 komente në “Tubimi i opozitës, ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg protestës”

  1. Ivoni says:

    Po keta shtetas Amerikane per pushime kane vajtur ne Shqiperi apo per “ndihme” , qe eshte karakteristike per Ameriken si vend ” aleat ” .

  2. Talebani Bathores says:

    Talebanet do hane mutin e rradhes me gavetat e SHQUP-it dhe do ikin ne vere te Arushes nga kane ardhur. Turpi i Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje