FOTOT: Ujërat termalë të Bënjës, fluks vizitorësh në ditët e para të qershorit

3 Qershor 2019, 13:55Turizëm TEMA
FOTOT: Ujërat termalë të Bënjës, fluks vizitorësh

Fluks vizitorësh gjatë kësaj fundjave në Ujërat termalë të Bënjës. Vizitorët shijuan natyrën, me burimet e Lengaricës dhe sidomos ujërat e ngrohta të llixhave.

Ata shijuan ujërat e ngrohtë duke kaluar një fundjavë ndryshe mes bukurive që ofron ky vend dhe mikpritjes së zonës që çdo herë e më shumë, po shndërrohet në një atraksion turistik mjaft të preferuar dhe nga turistët e huaj, raporton ata.

Tashmë, ujërat termale të Bënjës dhe kanionet e Langaricës, janë bërë të njohura edhe përtej kufirit dhe vizitohen çdo vit nga rreth 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.

Një pjesë e frekuentuesve qëndrojnë në ngrehina të improvizuara, çadra, auto-kabina dhe ngrehina të tjera më të thjeshta, por  edhe në hotelerinë rreth banjave.

Të dyja brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore, këto ditë janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që vazhdon t’i rezistojë kohës pa kurrfarë problemi.

Sot rreth kësaj zone janë ngritur disa hotele e restorante që bëjnë të mundur akomodimin e pushuesve që frekuentojnë këto llixha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje