Eurostat: Shqiptarët me normën më të ulët të të mësuarit gjatë jetës

4 Qershor 2019, 09:05Sociale TEMA

Më pak se 1% e shqiptarëve vendosin të angazhohen për të thelluar njohuritë e tyre pas shkollës. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 0.9% e shqiptarëve të moshës 25-64 vjeç mësojnë përgjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është norma më e ulët në të gjithë Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, ku Shqipëria ka një diferencë të dukshme, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Megjithatë, në lëmin e paditurisë, shqiptarët janë shokë klase me rumunët, ku përqindja e personave që mësojnë gjatë gjithë jetës është po aq.

Të mësuarit gjatë jetës është përvetësimi vullnetar dhe i vetëmotivuar i dijeve, qoftë për aspektin personal apo profesional. Prandaj, të mësuarit gjatë jetës nuk rrit vetëm përfshirjen në shoqëri apo qytetarinë aktive, por edhe rrit vetë-qëndrueshmërinë, konkurrencën dhe shanset për punësim.

Ndër vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht 11.1% e popullsisë e moshës 25-64 vjeç ishin të angazhuar në të mësuarit gjatë jetës, sipas statistikave të Eurostat.

Përqindjet më të larta janë shënuar në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Zvicra ka përqindjen më të lartë, me 31.6% të popullsisë 25-64 vjeç, që mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Suedia me 29.2% të kësaj grupmoshe, aktive për të përvetësuar njohuri shtesë gjatë gjithë jetës së tyre.

Finlandezët janë të tretët më të dhënë pas të mësuarit, ku rreth 28.5% e grupmoshës 25-64 vjeç mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Danimarka me 23.5%, Estonia me 19.7%, Holanda me 19.1%, Franca me 18.6% dhe Austria me 15.1%.

Lindorët mbesin në vend numëro me njohuritë e tyre

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, popullsia e Europës Lindore mbetet në vend numëro me njohuritë. Përqindja e individëve që vazhdojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre edhe pas përfundimit të ciklit shkollor është shumë më e ulët se mesatarja e BE-së. Më të paditurit e Europës pas Shqipërisë, që mban rekordin, janë Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me përkatësisht 2.4 dhe 2.5% të popullsisë që vijojnë të marrin njohur përgjatë gjithë jetës.

Ndër vendet kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, turqit kanë përqindjen më të lartë të angazhimit në marrjen e njohurive, me 6.2% të popullsisë. Më pas ata ndiqen nga serbët me 4.1%, malazezët me 3.2%.

2 komente në “Eurostat: Shqiptarët me normën më të ulët të të mësuarit gjatë jetës”

  1. Bureto says:

    Jo më kot nga një studim i mëparshëm edhe analfabetizmi funksional i shqiptarëve dilte 57%. Këto sigurisht që kanë ndikim edhe në nivelin e varfërisë individualisht, por edhe si shoqëri. Të vjen keq, se pothuajse në të gjitha fushat, për keq, jemi apo renditemi të parët apo të fundit vartësisht nga referenca. Problemi është sesi mund të dilet nga kjo gjëndje. Akademija e Shkencave, Instituti i Studimeve Pedagogjike etj, të këtyre sferave a e kanë këtë shqetësim?! Dëshira për të mësuar gjithë jetën lind e kultivohet qysh në familje dhe pastaj shkallë-shkallë në të gjitha nivelet e shkollimit. Mesa duket tek ne kjo ka munguar.

  2. Qivaç Karamani says:

    Stdjojn shqiptart studjojn.
    Studjojn dhe msojn mir t keqen,mafjozinë,shkërdhimtarizmin dhe bythshkërdhyeshmnin,kurvatorin dhe pordhnimin…
    A nuk u be mrena dits bestseller ai libri i atij mafjozit shqiptar n amerik,xhon alite,(Haliti),me prejardhje nga gjinokastra,vrases mafjoz n nju jork..
    Pse?
    Sepse u turren shqiptarqiqt me ble librin neper librarija sikurse turren myslimant per n Mek..
    Sepse ai libri mafjoz osht per shqiptarqiqt sikurse bibla per t krishtert,dhe ai john Haliti ,si jezu krishti…
    Heee…
    Dhe ju futen studimeve t mafjozollogjis shqiptart..
    Kurse ai “Perfect Gangstar” pasi vrau e preu alla shqiptarçe,i qiu dhe motren shokut me t ngusht mafjoz,e rrasi edhe n burg ate me nja dyqind mafjoz t tjer per me pshtu sumen e vet,duke u bo mi birucash sa nji elefand,dhe del tash tv ve me intervista “burrnore”..
    Tamam shqiptar i vertet qe udherrefyes yll ka tradhetin.
    Domosdo.
    Shife n maj t hymnit shqiptar kombtar sesi rri si kapele qeleshe maloku ,fjala tradhetor !!
    I knojn tradhtorit me hymn kombtar.
    Kta jan shqiptart.
    Kombi tradhetor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje