Ja si është shndërruar këndi i lojërave te “7 xhuxhat”, Veliaj: Nga privat, i kthyer në publik me parking poshtë

3 Qershor 2019, 12:30Sociale TEMA
Ja si është shndërruar këndi i lojërave te “7

Bashkia e Tiranës i bën dhuratë fëmijëve të kryeqytetit edhe një kënd tjetër publik lojërash ku fëmijët mund të argëtohen. Përmes fotove të publikuara në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka zbuluar edhe pamjet e këtij këndi të ri.

“Edhe një tjetër Park Lojërash i shtohet Tiranës tek rr. Elbasanit! “7 xhuxhat” nga privat, kthehen në publik me parking poshtë për prindërit e lojëra përmbi për fëmijët – përdorim i dyfishtë ekonomik për hapësirën e limituar publike”, shkruan Veliaj në twitter.

Parku i ri lojërave ka tashmë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim duke krijuar mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.

Falë këtij projekti mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

2 komente në “Ja si është shndërruar këndi i lojërave te “7 xhuxhat”, Veliaj: Nga privat, i kthyer në publik me parking poshtë”

  1. julia says:

    Nese e ke dhjere ndonje here, eshte ky rasti i kendit te lojrave. Si munde qe te prishesh gjithe ate kend te bukur lojrash e ta kompesosh me disa lisharese ne mes te diellit ku ,jo vetem femijet nuk mund te rrijne, por dhe ato qe i shoqerojne, ne nje ambjent krejt te zbuluar dhe pa mbrojtur nga qarkullimi qe e ndan me metra. Ja ke fut kot me kete qe bere, e gjithe ajo siperfaqe lojrash dhe me i bukuri ne Tirane, e ktheve ne pesedhjete metra katror me beton. Nuk me epiteton si njeri qe nuk dua te shoh te verteten, po ta beje me vote se nese ke bere nje kend lojrash me te mire se çishte, te jesh i sigurte qe do turperoheshe nga votuesit. Hera e pare qe te them, turp, turp i madh, qe ti maresh siperfaqen dhe kushtet qe kishte ajo lulishte.

  2. Atdhetar says:

    Julia qetesohu moj se ishte privat dhe ta ktheu ne publik dmth pa pagese. Ta beri me parkingje nentokesore. Do te rriten pemet qe jane dhe do te mbillen dhe do te krijohet prape hije. Por ne fakt i gjithe qellimi qe femijet te dalin te luajne eshte qe te marrin rreze dielli qe te prodhojne vitamin D dhe te forcojne imunitetin. Po ashtu edhe te rriturit qe i shoqerojne. Ke shume per te mesuar moj gjakprishur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje