FOTO: Era e fortë rrëzon pemën shekullore në Berat

2 Qershor 2019, 19:32Sociale TEMA

Një pemë shekullore,rrap,është rrëzuar pak minuta më parë në aksin mes 2 urave në qytetin e Beratit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale ndër mjetet që qarkullonin në rrugë.

Pema mësohet se është rrezuar si pasojë e erës së shoqëruar edhe me shi e rrebesh.

Rrëzimi i pemës në aksin Ura e Goricës-Ura e Varur,ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë në njërin krah dhe tashmë qarkullimin në këtë aks qarkullimi është duke u monitoruar nga efektivë të policisë rrugore.

Pasi është dëmtuar mbrojtësja prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve,pema ka përfunduar në rrugën automobilistike dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që po presin pemën për të mundësuar hapjen e rrugës dhe për të vijuar qarkullimin normal të mjeteve.

1 komente në “FOTO: Era e fortë rrëzon pemën shekullore në Berat”

  1. Krio says:

    jo era o gazetar. jo
    era po te jet aq e fort rezon mure, thyen xhama et
    vet pemet duhet kontrolluar si zhvillohen, si e kan bazamentin, esht e kalbur dhe te krasiten ose te priten se mos vrasin njerez.
    kjo esht arsyeja kryesore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje