FOTOT: Veliaj “i rrëmben” simbolin me dy gishta Bashës

1 Qershor 2019, 12:38Sociale TEMA
FOTOT: Veliaj “i rrëmben” simbolin me dy gishta Bashës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tani e ka bërë edhe pjesë të fushatës së tij elektorale.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, kryebashkiaku Veliaj ka pozuar me dy gishtat, duke i dhënë një tjetër humbje Bashës.

Por jo vetëm kaq, kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur edhe një tjetër simbolikë të veçantë.

Në bluzën e veshur sot, Veliaj kishte të stampuar numrin 2 që përkon pikërisht me numrin e tij në fletën e votimit për garën në Tiranë.

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit duke hedhur shortin edhe për numrat e kandidatëve për kryetar bashkie.

Kështu në Tiranë kryebashkiaku Erion Veliaj që garon nën siglën e Partisë Socialiste do të mbajë numrin dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje