“Tirana ime”, Ja si shqyrtohen përmes aplikacionit ankesat për transportin, ndotjen dhe zhurmat

1 Qershor 2019, 12:00Sociale TEMA

Prej tre vitesh qytetarët e Tiranës, por jo vetëm, përdorin aplikacionin ‘Tirana ime’, për të bërë denoncime apo ankesa që lidhen me transportin publik, ndotjen e mjedisit, zhurmat, me qentë endacakë apo edhe për zënien e hapësirave publike.

Aktualisht ky aplikacion, numëron mbi 23 mijë ankesa të qytetarëve të cilat janë të natyrave të ndryshme.

Koordinimi i ankesave, bëhet nga dispeçeria qendrore në Bashkinë e Tiranës, nga ku më pas raportimet e qytetarëve iu shpërndahen drejtorive të varësisë për verifikime.

Irma Vuçi, specialiste pranë bashkisë Tiranë, shpjegon hapat që ndiqen nga moment i marrjes së ankesës.

“Menjëherë sapo printohet problematika, nga zyra e Tirana ime, i dërgohet zyrës së sektorit që do ta ndjek problematikën, dhe kontrollorët tanë të cerfitikuar të shërbimit publik, janë me dy turne në terren dhe janë menjëherë të gatshëm mbas marrjes së mesazhit në Ëhatsapp të procedojnë më tej për problematikën. Nëse vihen re shkelje dhe verifikohet ankesa e qytetarit, masat administrative janë të menjëhershme”, shpjegon ajo.

Top Channel ndoqi një rast ankese të një qytetareje të Tiranës, e cila lidhet me vonesën e linjës së urbanit të Uzinës Autotraktor.

Bashkia e Tiranës, për të ndjekur problemin e raportuar në aplikacionin ‘Tirana ime’, nxori në terren kontrollorin e transportit publik, Estref Agalliun, i cili na njohu me procedurën për verifikimin e ankesës.

“Menjëherë ne sapo u njohëm me këtë, erdhëm këtu në stacionin që kalon kjo linjë dhe do bëjmë një matje të frekuencës së kësaj linjë. E kemi filluar në orën 11 sapo u njohëm me ankesën dhe shikojmë që mjeti nga mjeti ka ardhur me distancë 7 minuta, 12 minuta dhe 7 minuta, nga 4 minuta që duhet të jetë mjeti nga mjeti larg, për arsye së kaq e ka frekuencën”, tregon Agalliu.

Në rast se konstatohet që një linjë e transportit publik, nuk respekton oraret e vajtjes në stacionet e urbaneve, parashikohen edhe masa administrative.

“Gjoba është aktualisht 5 mijë lekë të reja dhe kjo gjobë më pas çohet në drejtorinë e këtij operatori ku aty më pas bëhet problem që si ka mundësi që të jenë këto vonesa kaq të mëdha”, sqaron më tej kontrollori i transportit publik.

Qytetarët që përdorin aplikacionin ‘Tirana ime’, kanë mundësi të marrin disa informacione duke nisur që me cilësinë e ajrit, me transportin publik, me të dhëna për turizmin por edhe se cilat janë zonat me trafik më të rënduar.

1 komente në ““Tirana ime”, Ja si shqyrtohen përmes aplikacionit ankesat për transportin, ndotjen dhe zhurmat”

  1. kujtesa says:

    Qytetare te Tiranes!
    Kujdes kur perdorni kete app,sidomos per probleme sensitive te jetes tuaj ne komunitet,sepse pavaresisht dergimit te ankeses ne app ne forme anonime,drejtuesit e bashkise japin dhe emrin tuaj si ankues. Kjo do te thote qe te perballeni me personin per te cilin jeni ankuar,perballje qe mund te jete nga agresive deri ne kafsherore.
    Kjo behet me qellim qe njerezit te tremben dhe mos nxjerrin ne pah problematikat qe kane ne komunitet dhe me gjere. Patrulla levizese,kur shkon ne objekt,kundrejt nje premtimit per para nga ana e shkelesit,nxjerr emrin e personit ose personave qe kane denoncuar.
    Ka ndodhur me shok e miq te mi ne zona te ndryshme ne Tirane.
    KUJDES!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. i
    irj get

    Zoti kryetar i bashkis tirane kam pnje shqetesim persa i perket firmave te pastrimit jetoj te shkolla e bashkume fshirja e rrugeve kryesor ka dit qe nuk fshiget nuk shef puntore fare si ka mundesi kjo rruge dallon nga rruget e tjera te tiranes firmat e pastrimit i heqin punetore dhe leket e tyre i fusin ne xhep dhe rruga ngelet pa fshir te mbyt pluri kur shkojne makinat me shpejtesi prandaj ju letemi shume vini dore sepse gjendja ketu esht katastrofe nuk mbushemi dot me fryme muk dua te bej shume koment dergo drejtuesit tend dhe shife njehere kete rruge se dhe ketu njerez banojn faleminderit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje