Në mesatare të vendeve anëtare të BE. Duke i identifikuar rajonet nën nivelin 75% shpërndahen fondet për të çuar përpara kohezionin social.
Në Europë, rajonet më të varfra janë në pjesën lindore, dhe jugore të saj, si Rumani, Bullgari, Greqi dhe disa rajone në Spanjë, të cilat i kanë të ardhurat për frymë nga 60-75% të mesatares së BE.
Por një vlerësim i fundit i INSTAT zbardh dramën e gjendjes ekonomike të rajoneve shqiptare dhe 12 qarqeve të vendit, të cilat i rendit shumë keq edhe në raport me rajonet më të varfra të Europës.
Të dhënat tregojnë se vetëm Qarku i Tiranës e ka PBB-në për frymë sa 42% e mesatares së BE-së, ndërsa 8 qarqe të tjera i kanë të ardhurat për frymë më pak se 25% të nivelit mesatar të BE-së për vitin 2017.
Qarku më i varfër i vendit, Kukësi, e ka PBB për frymë sa 18% e mesatares se Europës, duke u renditur edhe për vitin 2017 si, rajoni më i varfër i Europës.
Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjirokastra 30.9%, Durrësi 30.2 %, Vlora 25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9.3% dhe Elbasani me 21.1% e mesatares së BE.
Brenda vendit, Tirana e ka PBB për frymë 2.2 herë më të larta se Qarku i Kukësit që është më i varfëri në vend.
Ndërsa gjithashtu Tirana ka një diferencë të madhe ekonomike edhe me qytetin e Elbasanit edhe pse janë fqinjë. PBB për frymë në Elbasan është dy herë më e ulët se në Tiranë.
Gjatë vitit 2017, hendeku ekonomik ndërmjet Tiranës dhe rajoneve të tjera u thellua më tej. Teksa kjo ecuri është një paralajmërim se qytet shqiptare do të vijojnë të zbrazen drejt Tiranës apo në emigracion pikërisht për shkak të hendekut të madh ekonomik.
Më 2017, rritjen më të lartë e shënoi Qarku i Tiranës me një rritje në terma realë prej 8,54%, i ndjekur nga Qarku i Durrësit me një rritje në terma realë prej 4,09 % dhe Qarku i Beratit me një rritje në terma realë prej 1,92%.
Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun e Vlorës, duke shënuar rënie në terma realë prej 3,26% dhe në Qarkun e Korçës, me një rënie në terma realë prej 2,22%. Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfrin e Europës.
Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në Mal të Zi është rreth 40%.
Sipas Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme mund t’i atribuohen një game të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish-sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore.
Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastrukturë e papërshtatshme.
Ashtu ka qene gjithe jeten, cope cope, po hajde mbushjau mendjen. Jane te bind se i la prapa Enveri se para tij ia fusnin edhe Vjenes ata jo mo Korces apo Shkodres.
Mos u beni merak kukesian te dashur…keni per ta par si do behet qyteti kur te ndertohet STADIUMI SUPER MODERN, i cili mundson konfort dhe relaks tifozit fal stolave me masazhator automatik, dhe AEROPORTI I RI, i cili, sipas statistikave, do te hapi rreth 28.452 vende te reja pune, dhe nga i cili nuk do nisen vetem aviona dhe helikoptera, por edhe drona dhe anije kozmike, qe politikanet tan te mbrrin sa me shpejt ne destinacion, se gjynah, lodhen e kputen cdo dit duke vjedh….
SHPIFJE!
SHPIFJE!
SHPIFJE!
Kurre nuk mund te jete Kukesi rajoni me i varfer i Europes!
Ja perse kundershtoj me fakte:
-Shikoni se cfare pedonaleje ka Kukesi,qe nuk e ka as Parisi,Viena,Londra dhe Moska!
Rreth kesaj pedonaleje ka kende lojrash,vende ulur per pensionistet pewr te luajtur domini,femijet mund te rreshqasin me patina, kengewtare nga e gjithe bota mund te vijne e te japin koncerte sa hewre te duan etj,etj!
Ku e shikoni ju varferine?
Pastaj te varfer ka kudo ne bote,edhe ne Kukes,por ju mos e konsideronbi Kukesin si vendin me te varfer ne bote!
Ja edhe tasksen e rruges ia ulem,.ne pune,shkolle,spitale etj nuyk po iu kerkojme te vene,atehere cfare duan me shume se kaq parisienet?
Do thoni ju se nuk kane pune,nuk kane te ardhura,se rinia mbaron shkollen dhe nuk gjejne poune etj!
Po pse edhe keto nga qeveria i kerkoni ju?
Po kuksianet cfare u mbetet te bejne?
Ata i kemi favorizuar se per deri sa nuk jane ne pune nuk paguajne as taksa,sigurime shoqerore e shendetesore dhe keto nuk jane pak!
Pa pyetini nje here ministrat dhe deputetet qe paguajne taksa sa per 10 kuksiane bashke ,a do pranonin kuksianet te beheshin deputete e ministra me kaq shume taksa?
Kurre nuk do pranonin!
Ja pra se varferia nuk qenka kaq e zeze sa ju duket !
Ka edhe te mira!
Shfrytezojini te mirat e varferise dhe do shikoni sa mire do flini ne darke!
As barku nuk do ju fryhet,as endrra nuk do shihni e as do kini nevoje te beni cicin nga qe keni pire shume birra e shampanje!
Kukesi prodhon miniera elektricitetin e shqiperise po nuk perfiton asgje pos demtimet qe duhet t’i paguaje prape se koncesionaret marrin pasurine e kukesit e nuk japin asgje!
Kur te kemi shtet qe detyron me i kthye nje perqindje komunitetit ku eshte burimi i perfitimeve per nje grusht njerezesh, ne kete rast mame Kastrati edhe disa te tjere, atehere kukesi do jete me te ardhura te mjaftueshme ,po sot per sot kuksi shfryetzohet e nuk merr asgje!