"Viti i katërt", punonjësit e ASHK-së dhurojnë gjak

31 Maj 2019, 15:06Sociale TEMA
"Viti i katërt", punonjësit e ASHK-së dhurojnë

Agjensia Shtetërore e Kadastrës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë organizuar një fushatë humanitare për dhurimin e gjakut.

Zëdhënësja e këtij institucioni Fernada Cenko, ka publikuar disa nga momentet ku apelon për ndërgjegjësim të qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo falënderon të gjithë kontributorët si dhe drejtorin e ASHK-së, Artan Lame, duke e konsideruar si një shembull pozitiv edhe për institucionet e tjera.

“Viti i katërt! Në fillim mendova se do të kishte pak apo aspak njerëz që do e përqafonin sot, meqë përkoi me Natën e Kadrit. Por tani që i shoh shtretërit e mbushur, kuptoj se sa dashuri kanë këta njerëz përtej shifrave të ftohta dhe hartave të ngatërruara nga historia. I falënderoj të gjithë që nuk kursyen lëngun e tyre të jetës për ta ndarë me të tjera jetë që nesër mund të mos zgjohen më”, shkruan Cenko.

Më poshtë po përcjellim disa nga momentet duke shpresuar që nisma do vijojë edhe në institucione të tjera. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje