Fatos Lubonja: TV Klan dhe Frangaj po bëjnë avokatin e një koncesioni korruptiv, jemi bërë për psikolog

31 Maj 2019, 09:16Sociale TEMA

Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”, teksa flitej për skandalet e koncesioneve bëri ironi duke u shprehur se “duhej një ekspert psikolog dhe një kriminalistik”. Sipas tij, dy ekspertët duhen të sqarojnë nëse Rama dhe të tijtë janë çmendur apo të ftuarit në studio.

“Shkurt thjesht një koment i vogël është. Ti ke marrë ekspertë këtu financiar, ekonomik, rrugësh. Këtu duheshin dy ekspertë që mungojnë, njëri ekspert psikolog, që të shikojë sesi mund të jetë babëzia në këto nivele, ky aventurizëm në këto nivele. Duhet edhe një ekspert kriminalistik i Prokurorisë. Mund të na marrë edhe ne si të çmendur, por o ne, o ata”, – tha Lubonja.

Ai tha se kryeministri Rama dhe njerëzit që ka përreth e kanë bërë shtetin si pronën e tyre ndërsa shtoi se shkeljet dhe vjedhjet kanë plasur nga të gjitha anët. Sipas tij, kryeministri vijon të mbështetet nga televizionet kombëtare dhe nga trafikantët, të cilët si thotë analisti , vijojnë të pastrojnë para në interes personal.

“Nëse të kujtohet atëherë te Astiri kur thoja këtu se: “Ose duhet të vijë prokuroria të na merrte ne për shpifje ose të shkonte tek ata që ne akuzojmë”. Shifrat u dhanë, ekspertët janë këtu, shkeljet nga 4 anët. Tani është e kotë që të flasim, por problemi është se si mund të rrëzohet. Kjo është gjë e përditshme dhe nuk di çfarë të them. Problemi është ç’i bëhet këtij njeriu dhe atyre që i ka rrotull.

Shteti është i tyre. Shko blloko prokurorinë se nesër do në vijnë të na arrestojnë ne. Ne po bëjmë detyrën tonë ndaj publikut. Televizioni Kombëtar Klan në vend që të bëjë këtë, ai bën mbulimin e kësaj vjedhjeje. Televizionet kombëtare i kanë me vete, bizneset me vete, trafikantët me vete dhe çfarë na ka mbetur neve. Vetëm të ikim. Ky do të përfundojë një ditë, por nuk dihet se kur. Kështu janë regjimet”, – tha ai.

5 komente në “Fatos Lubonja: TV Klan dhe Frangaj po bëjnë avokatin e një koncesioni korruptiv, jemi bërë për psikolog”

  1. ¬ says:

    Psychology është për këshillime, ndërsa psychiatri është për modifikime. (duhet të lexoj më shumë tosi)

  2. Revolta te vjen se tu preken interesat, njesoj si atere kur Enveri ju prishi rehatine e vilave dhe vetëm në atë moment u bë i keq per ty. says:

    Askush nuk te merr ty per te çmendur sepse ti je nje i çmendur.
    Meqe ti mbete pa pagat e majme te laresit te parave Beketi, tani duhet ti dale flaka vendit. Je vetem nje plesht me zë.

  3. pjeter says:

    Oh Ljubic,po un ta kam thon me koh qe ti ke nevoje,tani e kuptove ti? Vec se nj sqarim te vogel te duhet,ty te ben derman psikiatri jo psikologu,futi ndonje dore xanax,te ta mbkedhin pak truri se te osht bo uje.

  4. timo says:

    Juve ju mbetet vetëm të mashtroni më me elegancë z. Lubonja.

  5. Sqepari says:

    Lere psikologun te keshilloje atje ku ja kane nevojen, psh te ndonje cift. Ti, o njeri, duhet te mjekohesh ndaj mos harro ilacet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje