Pas publikimit të raportit të KE, kryetarja e grupit parlamentar të PD Rudina Hajdari deklaroi se në fokus të këshillit kombëtar të integrimit europian do të jetë bashkëpunimi politik ndërpartiak dhe forcimi i grupeve të interesit.
Gjatë fjalës që mbajti në kuvend Hajdari tha se këshilli kombëtar do të vijojë veprimtarinë e tij në forcimin e grupeve të interesit, nxitjen e dialogut politik dhe përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit.
“Viti 2018 ka qenë sfilitës për porcesin e integrimi të Shqipërisë. Pas rekomandimit të pakushtëzuar për hapjen e negociatave erdhën përfundimet e BE i cili parashikon kushte të qarta. Komisioni i integrimit i kushton vëmendje bashkëpunimit politik, rritjen e transparencës dhe nxitjen e një dialogu konstruktiv.
Në këtë kuadër këshilli ka marrë në shqyrtim dokumente të rëndësishëm dhe rekomanduar gjetjet dhe rekomandimet kryesore. Struktura negociatore ka qenë në fokus të këshillit. Këshilli është i angazhuar që përfshirja e shoqërisë civile të forcohet më tej.
Këshilli kombëtar do të vijojë veprimtarinë e tij në forcimin e grupeve të interesit, nxitjen e dialogut politik dhe përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit
Do të rriten përpjekjet për konsultime dhe bashkëbisedim me të gjithë grupet e interesit”, deklaroi Hajdari. (TemA)
Kush shqiptar kupton cdo te thote: integrim bashkpunim politik?… forcimi i grupeve te intertesit?…
Ti moj laraske e hajdareve, nuk permend:
– se asnje koke peshkaqeni dhe politikani mafjoz nuk ka perfunduar ne burg
– asnje rezultat pozitiv ne luften e krimit te organizuar shteteror brenda dhe jashte Shqiperise
– nje veting i deshtuar dhe manipuluar nga qeveria, presidenca dhe dy partite kryesore ku ben pjese edhe ti si pjese e Bandes se Hjadareve.
–
Hajdarja e bija e babait…qe ska asnje ndryshim nga mentalitetit apo inteligjenca po i jep mend shqiptareve dhe i behet reklame ne Tema, cudi? jo
–
Sidoqofte, e ke fjalen per 236 tenderë sekretë te Qeverise Rama?
Po kjo tjeter P.D. ka ngritur ?! A jane keto veprime serioze ? Apo ju ngjan rremujave te babajt te saj ? Zoterinj pushtetare dhe opozitare bashke , duam seriozitet ne politiken qe drejton vendin ..!