Veliaj: Rrethrrotullimi i makinave kalon nëntokë, Unaza e Madhe do të bëhet. Balluku: Është një projekt që i shkon qytetit tim
Tirana do të ketë një nga hyrjet më të bukura, e cila lehtëson qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga kryeqyteti, por që përmirëson pamjen e një prej nyjeve më të rëndësishme dhe zonës rreth saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe arkitektë e urbanistë të tjerë, morën pjesë në prezantimin e projektit të sheshit “Shqiponja”, i cili vjen në formën e një nënkalimi me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.
Në fjalën e tij prezantuese, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi propozimin e bërë dhe theksoi se kalimi nëntokë i rrethrrotullimit i jep qytetit një pamje krejt tjetër. “Një nga temat kryesore që kemi adresuar ka të bëjë me mundësinë dhe propozimin për transformimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, nga një zgjidhje në lartësi në një zgjidhje në thellësi. Kur infrastrukturat masive, pra autostradat, përshkojnë zona urbane, si ato që kemi parë në kryeqytete ose qytete të mëdha të Europës, kemi parasysh këtu rastin e Brukselit apo Milanos, zgjidhja ka qenë në thellësi. Pra, në vend që të kemi kate, që pengojnë pamjen e hyrjes së qytetit me infrastrukturë masive të betonizuar në lartësi, këto i çojmë në thellësi. Propozimi kryesor fillestar ka të bëjë me kalimin në kate nëntokësore, që nuk ndërpresin qarkullimin”, tha Veliaj.
Po ashtu, ai theksoi se ky propozim sjell mosndarjen e qytetit me një mur artificial, i cili do të krijohej nga lidhja e unazës me rrethrrotullimin nëpërmjet këmbëve dhe murit të betonit. “Propozimi ynë shkon nga alternativa ku autostrada ngrihet në këmbë dhe në njëfarë mënyre krijon një urë artificiale midis Njësisë 7 dhe zonës së Astirit, Kasharit apo Yzberishtit, në kalimin në nivel zero, çka për këmbësorët, bizneset dhe ata që duan të shfrytëzojnë hapësirat e trotuareve apo mini-sheshet që krijohen në çdo kryqëzim, të kemi mundësi që t’i shtojmë vlerë dhe jo të krijojmë një mur ndarës, që shërben vetëm për makinat si mjet lidhës, kurse për dy komunitetet shërben si mjet ndarës”, theksoi kreu i bashkisë.
Projekti i rishikuar sjell po ashtu korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik, si dhe përdoruesit e biçikletatave. “Edhe pse është një autostradë kombëtare, ky segment përshkohet nga linjat e transportit publik të Tiranës; aty kalon Unaza e Tiranës së Re, e cila tani vjen si një linjë unazore dhe përputhet në këtë segment me gjurmën e Unazës së Madhe, ndaj kemi planifikuar edhe korsi për transportin urban apo shërbime të tjera alternative si taksi dhe korsi biçikletash”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës vuri theksin edhe te përfitimi që do ketë gjithë zona e Astirit nga zhvillimi i një prej projekteve më moderne për qytetin. “Lajmi tjetër i mirë për dikë që jeton te Astiri dhe që nuk vesh uniforma politike, është se i ka rënë ‘bingo’. Pra, aty kalon nyja që në 10 vitet e ardhshme do të jetë nyja më nevralgjike, me më shumë prioritet për bizneset, për tregtinë, për vendosjen strategjike të çdo ndërtese dhe të çdo shërbimi në hyrje të Tiranës. Është fakt se sot shumë prej ish-protestuesve janë përfitues jo vetëm të Planeve të Detajuara Vendore, për të cilat kanë filluar kantieret e para. Pra, nga një vend komplet i humbur ku shiteshin fenelina, llaska, tasa makinash, lavazhe, gomisteri dhe lloj-lloj improvizimesh, kaloi në një zonë ku jo vetëm merr vlerë, ku një pronar real i atij komuniteti sot do të përfitojë më shumë prej këtij zhvillimi se ç’përfitonte nga teneqet, zaptimi, kasollet dhe të gjithë improvizimet që ndodhin në këtë territor”, shtoi Veliaj.
Ndërkohë, ai vuri theksin në fjalën se askush që preket nga zhvillimi i këtij projekti nuk do të mbetet pa strehim. “Sigurisht, për ata që janë pa asnjë pronë, pa asnjë të ardhur, pa asnjë letër, kemi filluar një trajtim social. Kemi sot familje që jetojnë shumë herë më mirë te banesat sociale, që i kanë me letra dhe që i kanë me gjithë rregullat e shtetit, krahasuar me çfarë i kemi gjetur mbi pusetat dhe kolektorët tek zona e Astirit”, tha Veliaj.
Ai nënvizoi se projekti i Unazës së Madhe do të vazhdojë dhe se qyteti nuk mund të mbetet peng i një grupi të vogël njerëzish, që kanë zgjedhur t’i shërbejnë politikës. “Unaza do bëhet, do bëhet me cilësi, do bëhet brenda kostos, do bëhet në kohë rekord, dhe besoj që për Tiranën dhe Shqipërinë që e sheh Tiranën si një kryeqendër ku mbaron edhe punët e veta, është një lajm i jashtëzakonshëm. Ky është momenti ideal që të ndajmë mendjen për investimin që do të bëjmë tek “Shqiponja”, ku falë kontributit të Ministrisë së Transporteve qyteti do të trashëgojë dhe do të marrë si pajë një nga investimet që ndodh një herë në 100 vjet. Ndaj, nuk kemi kohë të lejojmë që një minorancë e zhurmshme partiake të pengojë shumicën e qytetit që do të lëvizë apo edhe shumicën e banorëve aty që, në fund fare, duan zgjidhje”, u shpreh Veliaj.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e saj, vuri theksin te zgjidhja që i jep ky projekt si vijueshmërisë së trafikut, ashtu edhe problemit që krijohej në hyrje të qytetit. “Tiranës nuk i shkon që të ketë një barrikadë në hyrje të saj. Ne jemi një kryeqytet që kemi hapur dyert dhe kërkojmë të ftojmë të gjithë ata që jetojnë jashtë Tiranës apo jashtë vendit, dhe barrikadat e betonit kanë vite që nuk na shkojnë. E parë në syrin e një qytetari që jeton në këtë qytet, që rrit fëmijë në këtë qytet, ky që propozojmë sot është një projekt që i shkon qytetit tim, ku unë jam lindur e rritur, ku rris fëmijët e mi, ku dua të ketë sipërfaqe të gjelbra, por edhe zgjidhje teknike për automjetet që do të vijnë, duke shtuar korsi për biçikletat dhe këmbësorët”, u shpreh Balluku.
Gjithashtu, ajo nënvizoi se projekti i rishikuar dhe futja e rrethrrotullimit në thellësi do t’i japë gjithë zonës një shesh të mirëfilltë. “E parë në anën teknike, për sa kohë sigurohet rrjedhshmëri e pandërprerë e trafikut dhe zgjidhet problemi i ngërçit që kemi pasur deri më sot, orët e gjata të pritjes nëpër semaforët apo shkëmbimi me mirëkuptim rreth “Shqiponjës”, gjithçka duket në vendin e duhur. Nga ana vizuale, kjo është Tirana, duket si një pjesë e sheshit “Skënderbej”, që është spostuar në hyrje të saj”, tha ministrja.
A eshte pyetur cuni Faros per kete projekt?
ahah me verte cfare te mendoje valle fahriu per kete pune
Vari leshte
Shtet dhe vend me karagjoz ne bote nuk gjen.
Nje gazetari te “kazanit” nuk ju deshen me shume se 1 ore per te gjetur dhe vertetuar se kompania qe Timonieri e shiti per kompani te madhe amerikane ishte thjesht nje recepsionist me letra fallco.
Dhe keta karagjozet pa I thene nje faleminderit gazetarit, pa arestuar asnje nga autoret e grabitjes mblidhen prape me ca fotogafi vizatimesh nga femije sikur nuk ka ndodhur asgje.
Me shtet legen dhe karagjoz nuk gjendet ne bote
Dhe pastaj del lideri global dhe thote ne shqiperi nuk ka korupsion po nga QE taulant balla eshte me europian se francezet ata nuk na pranojne.
Shkurt vjedhin duke talle trapin, dhe tallin trapin duke vjedhur.
Lali Eri smbahet hiq. Do mbjelli veti pemet e Ripjelljes se Tiranes.
–
Shi sa i perqendruar…do i kene treguar shumen qe do fitoje…
Çuni Faros esht i ngarkuar per rremujen me astirin apo me ata te bregut te lanes per tu rraf me policine.
Esht shum i trash per projekte. E kan lodh 9 vjet studime te paperfundara ne Angli. Si hyri ashtu doli kastravec.
SERIOZISHT !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po sikur ishte me tre nivele. Kush e hengri nje nivel.
Ky eshte nje budallek i madh te vesh semafor per kembesor ne nje rruge shume te gjere (pra kohe e gjate e semaforit per kembesoret), dhe nderkohe te lesh vetem 1 korsi per tu kthyer nga nje magjistrale tek tjetra
Njoftuat para 1 muaji qe do riparohet ndricimi i autostrades deri ne Vore.
Nuk ka asnje ndryshim , madje me keq. Shumica e autostrades tirane -kashar nuk ka ndricim.
Caktoni nje njeri pergjegjes o zoterinj, qe te japi llogari per kete pune
Nje idiotesi e papare!
Sic ishte ishte kryeveper sepse nuk kishte asnje semafor…dhe kembesoret nuk beheshin pengese e qarkullimin normal.
Idiiooootesiiiiiiiiiiiii!
Ky.projekt eshte shume i rendesishem por me sa e paraqesin zoterinjte me foto , nuk kuptohet qarte
Studio e Dervishit, qe ka bere kete projekt, qe beri dhe projektin e pare, me duket se thjesht merr projekte nga interneti, pa marre statistika nga perditshmeria e trafikut.
Megjithate me rendesi te vecante eshte qe punimet mos te behen nga kompani oligarkie qeveritare, por te behen nga kompani nderkombetare
Ato qe nuk i vodhi Damiani tashti fo ti vjedhe Bundra Balluki
Na merziten keta rruge ,rruge ,rruge ,rruge ,e rruge nuk shohim gjekundi ..Ku shkojne gjithe ato miliarda euro qe na sjellin refugjatet e turistat ,e gjithe ato miliarda euro te tjera qe marin borxhe keta? Pensionet e pleqve ne kuoten qe i la Sali Berisha ,ndihmat sociale per te varferit ZERO , Pse nuk heton hetuesia ku eshte ajo dore e madhe qe zhduk keto fonde , kush eshte ai grup i fuqishem qe perpin keto shuma maramendese ? Pse kjo varferi e paspjegueshme ? Kush eshte ajo dore kriminale qe boshon arken e fuqishme shteterore ? PRANDAJ DUHEN VERIFIKUAR E KONFISKUAR SHUMAT E SUPERMEDHA TE POLITIKANEVE E BASHKEPUNETOREVE TE TYRE ,QE NUK ESHTE FARE E VESHTIRE NE KOHEN E SHPEJTE DIXHITALE KU INFORMACIONI ME I MANIPULUAR ZBULOHET NE KOHE REKORD ,E PASTAJ POPULLI DO SHOHE VETEM DITE TE BEGATA..
Aman bejeni, vidhni ckeni per te vjedh, vetem te shpetojm nga ky trafik se na shkaterroi nga nervat.. vk.
nje projkt te bukur nuk bot si nuk i kenaqet shqiptaret mor aman jeni 200vjet mbrapa kosoves,malit zi e maqedonis me projekte leshi po hecni si ne kohen e mutit>>> kryeqyti i shqiptareve!Kryeqytet bythe dhe i prapambetur
Kavaja Turku tja rruash Shqiptareve ;;Ne rast se Shqiperi me pojejktet kan e ngelur prapa kjo eshte se ka shume turq se bejne si Shqiptare dhe sabotojne cdo projekt te llireve ;;;;;; bejeni dhe vidhni prap disa dollare ;;Kur do te mendoni per mireqenien e popullit ;;Kur do ti ngrini rrogat pensionet ;;kur ;;;;Mjat i rate rreth e qark ;;Keni haruar kryesoren popullin ;;;; dhe keni lene jashte korrupsionin ;;merci
Botojini komentet morrrr
Ore i beni projektet tamam, ca jane keto semafore?
Studio e projektimit ja ka fut kot…..
Turpi i madh per hyrjen e nje kryeqyteti.
Kujdes mos harro pemet lali eri sa peme ke ngul ti I Kam mblell une ne katundin tim vetem thuj se kur ti mbaroni ju unazen bota do perdore mjete fluturuse dhe mbase u sjellin nga nje cope asfalt europa se nuk I do me rruget atehere
rruge per kembesore qenka kjo?