Zv.kryeministri Braçe: Nuk jam dakord me letrat e Ramës për Bashën. Nëse do të ketë viktima, këta do të jenë përgjegjësit

5 Qershor 2019, 09:17Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, zëvendëskryeministri Erjon Braçe deklaroi se nuk është dakord me letrat që kryeministri Edi Rama i ka dërguar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

“Nuk jam dakord që kur tjetri ngre mur me zjarr, të flasësh me të.

Unë jam për zbatimin e Kushtetutës nga fillimi deri në fund”, u shpreh Braçe.

Në lidhje me protestat e opozitës, Braçe deklaroi se është evidente që opozita kërkon viktima nga protestat, por theksoi se “nga ne nuk do ta ketë kurrë”.

“Policia shkon në vendin e shërbimit pa armë, monitorohet nga OSBE-ja dhe dokumentohet me pamje filmike sjellja e saj nga fillimi deri në fund.

Kush kërkon viktimë nga ne, ta harrojnë, nuk do ta gjejnë.

Nëse do të ketë viktima, këta do të jenë përgjegjësit.

Thanë që policia qëlloi me plumb dhe plagosi protestuesin, doli që ishte predha e tyre.

Thanë që i qëlloi policia me qytë, doli që ishte leva e tyre.

Ne nuk kemi ndërmend të shkaktojmë viktima, janë në drejtën e tyre që ta kundërshtojnë qeverinë”, tha Braçe.

2 komente në “Zv.kryeministri Braçe: Nuk jam dakord me letrat e Ramës për Bashën. Nëse do të ketë viktima, këta do të jenë përgjegjësit”

  1. FLUTURA says:

    Duhen shmangur viktimat patjeter. Nuk me duhen fare pergjegjesit, sepse po ata jane pergjegjes per viktimat e 21 janarit e cfare pastaj?!!!!
    Cdo jete njeriu eshte thesar per familjen e tij. Politikanet flasin per viktimat si te ishin gogla.

  2. rexha 10 says:

    GARANTONI JETEN E POLICISE ,SE PO I CONI MISHE PER TOPE.
    POLICI DUHET TE JETE I GARANTUAR NGA SHTETI .MBASE PROTESTAVE SHUME POLICE JANE LIRUAR PER MOTIVIN SE NUKE I KA PLOTSUAR DISA DESHIRA TE NJERZEVE TE BANDES KU_KLUSE_KLANIT. TURPE I MADHE PER ATA QE DREJTOJNE ATE SHTET.
    POLICI SAPO VESHE UNIFORMEN I SHERBEN POPULLIT ,KRUEMINISTRIT ,PRESIDENTIT,KRYETARIT TE PARLAMENTIT.KETYRE TE FUNDIT U SHERBEN EDHE PSE JANE VESHUR ME POTURE TE SHKURTA,APO CORAPE TE KUQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje