Forca e taksapaguesve amerikanë në Shqipni

6 Qershor 2019, 09:29Politika TEMA

Nga Ardian Ndreca

S’kam asnji vështirsi me besue dy gjana: e para që përgjimi i bisedës së Avdylajt asht i vërtetë dhe asht shprehi e nji sistemi që ka si të barabartë LSI-PD-PS dhe gjithë të tjerët pa përjashtim. Diferencimi i vetëm mes tyne nga fushata në fushatë ka qenë thjesht sasior dhe jo cilësor.

Blemja e votës asht simptomë e sëmundjes sistemike që asht marrja e pushtetit me dhunë, gja që në shfaqjet ma ekstreme ka njohtë shpërthime armësh dhe vrasje si ajo e Fatmir Xhindit, e këtu Prokurorisë për çudi nuk i rrjedh asnji deponim!

Kjo gja ndoshta për mefshtësinë kapilare që ka lideri socialist kur bahet fjalë me “kërkue” gjakun e atyne që vriten për shkakun e tij, përfshi ata të shkretët e 21 janarit sakrifica e të cilëve i shërbeu pushtetit por jo demokracisë.

E dyta: s’kam dyshue asnjiherë që aksi PD-LSI s’e çan kryet jo për hapjen e negociatave, lëvizjen e lirë të shqiptarë e gjana kësilloji, por për asnji gja të mirë që ka të bajnë me Shqipninë. Atyne u intereson nji sulltanat i vogël ku mund të vjedhin e të grabisin siç kanë ba në këto dekada. Kjo përsa i përket tempizmit shantazhues të kinse opozitës.

S’përban ndonji mister fakti që ka nji seri tabloidesh e revistash europiane interesi i të cilave ndaj së vërtetës herë mbas here ndërthuret në mënyrë aktive me interesat private të personave të caktuem që punojnë në to.

Sigurisht që s’e kemi fjalën për interesin ndaj dijeve të diskutueshme që mund t’u përçojë në lamijen e shkencave mjeksore ndonji ish deputet i shumëpërdorun i opozitës por për gjana shumë ma joshëse. Ka nji pjesëz të shtypit të huej për të cilin etika profesionale ban rimë të puthun me njimijë fjalë, përfshi prostitucionin e rastësishëm.

Nuk harrohet ndër vite përdorimi si dritare i disa organeve të shtypit perëndimor prej diktatorëve afrikanë të Gambias, Burkina Fasos apo të Burundit. Por këto gjana janë të vjetra sa bota dhe s’na interesojnë aq shumë, sidomos kur kanë mbi vete peshën e ripërsëritjes tek po të njejtat organe shtypit.

Menjiherë mbasi opozita projektoi me ngulmim, por fatmirsisht pa ia arritë qëllimit, viktimat e veta në protestën e fundit, “escalation” kaloi në publikime përgjimesh, entiteti i të cilave me thanë të drejtën ishte, për ne, jo për gjermanët, qesharak.

Në të vërtetë ato përgjime nuk u publikuen për shqiptarët, pse do të kishte mjaftue me ia pasë kalue cilitdo prej porthaleve vendalie, por tek ne s’kanë efekt, pse askush nuk impresionohet dhe s’asht i gatshëm me rrezikue veten për disa hajdutë që ankohen për kolegët e kapun me presh në dorë.

Çka na bajnë me mendue përgjimet? Brenda Prokurorisë flejnë shumë kangë të pakëndueme! Mosprocedimi, siç janë gjasat, nga ana e drejtësisë ndaj subjekteve të përfoluna asht minimumi shenjë e mosfunksionimit të saj, me dyshimin e arsyeshëm se në ato zyra ka ende nji korrupsion kapilar.

I mbani mend premtimet e atij Solonit të Berishës dhe Metës, Adriatik Llallës, për revolucionet në drejtësi që premtonte çdo shtator? Sa herë e ka akuzue Tik-mjeranin opozita e sotme për bashkëjetesë paqsore me botën e krimit? Asnji herë të vetme.

I kujtoni stërvinat e sistemit të drejtësisë sonë, disa prej të cilave mbasi qelbën vendin morën me vete frytet e grabitjeve dhe ikën me bisht ndër shalë? Lista nuk asht e plotë, por shumë prej tyne i gjeni tek faqja e vettingut. Reforma në drejtësi mbetet diçka e pakuptimtë vetëm për idiotët funksionalë që janë me shumicë.

Pyetni pak të korruptuemit dhe do t’ju tregojnë se nuk asht aspak e lehtë me mshehë apartamente, vila, makina, udhëtime, konto bankare!! Pikërisht ikja nga skena e këtyne të fundit ia prishë gjumit Berishës me shokë.

Fakti që edhe sot në organet e drejtësisë ka njerëz që jo vetëm nuk procedojnë krimin por përdorin të dhanat dhe provat e mbledhuna për me shantazhue politikën asht shenjë se në atë gropë të zezë ende s’asht pastrue gja.

U pa qartësisht se në momentin që objektivi i kërkimit të viktimave në “protestat mbarëpopullore” edhe kësaj here dështoi, falë kryesisht menaxhimit gjakftohtë dhe profesional të ministrit Sandër Lleshaj, objektivi ma realist mbetej sabotimi i negociatave. Në të dyja rastet humbin shqiptarët dhe maksimumi që mund të arrijnë opozita e fishekzjarreve asht zgjatja e agonisë së shëmtueme që po përjeton.

Në të vërtetë opozita do të duhej të tregohej e kënaqun me përgjimet e publikueme për faktin se tue i dalë në shesh të palamet palës kundërshtare, afrimi i SPAK-ut do të thotë spastrim edhe në rradhët e tyne.

Kjo gja nuk ndodhë mbasi opozita ka alergji prej reformës, të cilën do ta kishte pranue vetëm po ta kishte ba Tiku apo ndonji batakçi tjetër. E vetmja gja që ajo don asht rindamja e pushtetit në tavolinë, bllokimi i reformës dhe përgatitja e nji koalicioni të gjanë ku tepsia të jetë në dispozicion të të gjithëve.

Shmangia e ndërshkimit për krimet e kalueme dhe tepsia janë gjithçka për heronjtë tanë! Në fakt shtatë protesta janë shpenzim i madh dhe herët a vonë të detyrojnë me shitë edhe pronat e vjedhuna, tue qenë se janë gjithnji e ma të paktë ata që zgjidhin qesen për disa politikanë që duket qartë se s’kanë të ardhme.

Me hjedhë fishekzjarre para parlamentit kur s’ke se çka me festue asht nji budallallek të cilin janë të paktë ata që mund të vijojnë me e financue ma gjatë!

Un jam i bindun se shqiptarët, jo Edi Rama, meritojnë hapjen e negociatave. Edi Rama si politikan nuk meriton asgja, jo vetëm për njerzit e politikës dhe të biznesit që ka promovue dhe ka mbajtë nën sqetull, shumë sish veteranë të fushatave shtetshkallmuese të Berishës, por ai s’meriton asgja pse falë politikës së tij sot Berisha sillet i lirë dhe ndez pirgje urrejtjet në bulevard, ndërsa në krahun tjetër asht sfinksi që asht zgjedhë po me votat e Ramës.

Demagogjia, korrupsioni që ka gjenerue në mënyrë aktive në këto dy legjislatura, xhambazlleku me të dobtit dhe përulësia me të “fortit”, bajnë që Rama të klasifikohet si figura tipike e tranzicionit shqiptar. Të paktën Berisha ka meritën e ruejtjes së vijimsisë së linjës me frymën dhe partinë që i dha teserën e parë.

Tashma po afron protesta e rradhës. Entuziazmi ka ra dukshëm. Kalorsi i fytyrës së vrerosun asht kthye në atdhe. Ai që i veremosi ata dy-treqind vetë që zhvendosen me komandë prej katundeve dhe provincave të Shqipnisë çdo dy javë për me u engledisë me zanin e tij prej fluturaku të stresuem kur përçudnon himnin kombtar.

Pengesa kryesore e suksesit të tij si tenor asht nji ministër që zbaton ligjin por s’përdorë dhunën. Por pengesa janë dhe krenat e fortë të demokratëve që nuk çahen as me shufra hekurit. Nga njena anë ministrin Lleshaj si ushtarak karriere duket se asht e vështirë që ta bajnë me e humbë durimin çeta e sallahanave dhe batakçive që ndërsehen rregullisht me frymën kadaverike të kryeopozitarit të vërtetë.

Mbetë vetëm me gjetë ndonji viktimë ndër protestuesit paqsorë, që me bomba molotov dhe shufra hekurit në dorë shprehin dëshirën me e ba Shqipninë si vendet e Kaukazit.

Me eksperiencën që ka Berisha në këtë fushë patjetër që herët a vonë do ta gjejnë ndonji qyqarë e ndoshta kjo do të shenjojë nji herë e përgjithmonë edhe fundin e agonisë së tij të gjatë.

Por nuk duhet të harrojmë se për ata që duen reformën në drejtësi dhe sprastrimin e Shqipnisë prej të korruptuemve dhe centrifugalëve, që ma fort se nga Bild-i shohin nga Moska, vlejnë ma shumë paret e taksapaguesve amerikanë që janë derdhë në Shqipni sesa ndonji kolateral që ata s’e duen, por që gjithsesi s’munden me e parandalue.(TemA)

16 komente në “Forca e taksapaguesve amerikanë në Shqipni”

  1. Simforiani says:

    Korrupsioni ka hyre shume shume thelle nga te tera anet, propozoj te kalojme nen administrim nderkombetare.

    1. Hoxh Armandi says:

      Ndreca e ke qare. Po ke harruar me kryesoren…ne ne fund me reforme o pa reforme ketu jemi ne turkoshqiperi!

  2. Sal demokrati says:

    Po mir mor prift.
    Kjo osht ekonomija tregut.bli sjit,mall buk vota pajdh..
    Ca t keqe ka.
    Se,komunizmin me ekonomi te centralizime e me diktatur se desht.
    Demokracin me treg te lir dhe me mendim inicjativ t lir e shani.
    Car dreq doni ateher?
    Kush don ta shes voten per lek a per buk a per pajdh,osht e drejta tij.
    Kush ka lek le t ja blej.
    Madje le t behet haptaz n treg si tregu gjos ku shiten pula e viça.
    Le t shitet edhe vota.
    Madje do ishte shum fushat romantike qe perkrah kurvave Te semaforve t rreshtohedhin shitsit e votave si ata kumllashitsit apo ata qe shesin caraca..

    1. tony UK says:

      Shihet se je prodhim tipik i komunizmit katundar, me siguri qe te gjitha grate e shtepise i ke tek semafori dhe ti vjel parate e tyre.

  3. Visconti says:

    Si ma kujtove Migjenin me ket dialekt. Mire fare plako

    1. Alfa says:

      Migjeni nuk shkruante ne dialekt, por ne shqipen zyrtare te adaj kohe. Po ku nerrni vesh ju nga gjuha shqioe, gjinje pa shkoll

  4. At Fishta says:

    Pene e rande…nji perzierje Fishtjano-Migjeniane e pershtatme n’kohnat e turbullta t’cillat jetojme…qofsh i nderuem Zotni e fjal’t tuja rafshin n’veshe t’njerzise edge pse e ke a humb pak si shume fillen

  5. Giga says:

    Ku ka korrupsion Albanistani mer daje

  6. Njutoni says:

    Mir emrin “tony” ..yyy..y.yyyyu,qe e paske si buri e çpume,po ate mbiemnon UK nga e lype!?
    Apo e nga ata lugetrit e mauneve t anglis,qe kur hapet dera maunes zbresin si bubrreca duke vrapu e lebetit shoferat E mauneve.
    tony U Kjefsh n myth! Aqsa tu knoft konga
    Toni mor toni
    Tu ça tubcjoni
    Tubi i myths mo..
    Haaa ta kjefsha e mos ta krrefsha…

  7. Naim Frasheri says:

    Kjo Nderthurja Perfekte e Gegnischtes qe ke qef me e Lexue, jo Llapaqenëria e Gjonmarkajve dhe MarkMarkëve që me Gojën e qelbun te tyne, nynë jo vetëm Gjuhen Shqipe, po dhe Gegnishten Töne te Bukur. ,Perfekt Analiza

  8. Illyria-Shqiperia says:

    O sa bukur!

  9. Lana says:

    Shume mire i ke theksuar problemet. Sakt dhe drejtperdrejt. Te lumte pena.

  10. syri says:

    shkrim qe elexon me kenaqesi ,dhe me nje vertetsi perfekte

  11. Konti Sbalta says:

    Vetem para nuk ka derdhur Amerika ,jo vetem ne Shqiperi jo se jo por ne asnji vend te botes ,ajo vetem ka grabitur e vazhdon te grabise , ndryshe do te kishte falimentuar si Greqia ,Italia , Spanja ,Anglia deri edhe Franca ,te cilat edhe pse nuk kane dale “ne ankand”jane mbajtur me parat e vendeve te tjera te BE!

  12. @autori says:

    Ku ishe o Ardian Ndreca? Kerkund! Ku vete mor djale? Hicgjekundi! Tu thuash shqiptareve se e meritojne Europen pa hajdutet paraardhes Berisha, Meta, Basha, etj., por me hajdutet aktuale, Rama dhe banda e tij, eshte njesoj sikurse tu tregosh budallejve perralla me rilindje. E beson ti, qe shqiptaret jane gati per Europen kur nuk dine te zgjedhin tjeter ne krye, pervecse hajdute dhe kriminele? Une them qe edhe ti me “dialektin tend” je bere pale me disa Hajdute..

  13. @autori says:

    Ku ishe o Ardian Ndreca? Kerkund! Ku vete mor djale? Hicgjekundi! Tu thuash shqiptareve se e meritojne Europen pa hajdutet paraardhes Berisha, Meta, Basha, etj., por me hajdutet aktuale, Rama dhe banda e tij, eshte njesoj sikurse tu tregosh budallejve perralla me rilindje. E beson ti, qe shqiptaret jane gati per Europen kur nuk dine te zgjedhin tjeter ne krye, pervecse hajdute dhe kriminele? Une them qe edhe ti me “dialektin tend” je bere pale me disa Hajdute…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje