Nga Albert Nikolla
Çdo publikim i përgjimeve të ndodhive politike shqiptare në një vend si Gjermania duhet shoqëruar përherë me një interpretim kulturor, pasi përndryshe shkaktojnë një shkandull të panevojshëm e të pakuptimtë për shoqërinë gjermane e perëndimore.
Nuk është e mundur për një qytetar gjerman të hyjë brenda dinamikave kulturore e antropologjike krejt të veçanta të shoqërisë shqiptare! Është krejt e pakonceptueshme që një gjerman të dëgjojë dikë të thotë: “do të fitoj 10 me 0 që të kënaqet kryetarja e partisë”! Por ndër militantët e partive shqiptare është aq normale sa ç’është çdo bisedë e lirshme kafenesh!
Për marrëdhënien midis së vërtetës thelbësore dhe të vërtetave të pjesshme më vjen ndërmend një pasazh nga libri “Matinales” i shkrimtarit francez J. Sulivan:
“E vërteta është si një pasqyrë e madhe prej qelqi e rrëzuar dhe e ndarë në njëmijë pjesëza. Njerëzit sulen të gjithë mbi pjesëzat, përkulen, secili syresh merr nga një copëz dhe duke e ngritur lart si një armë thërrasin: ”Kam në dorë të vërtetën”. Do të duhej, përkundrazi, të mblidheshin me kujdes e durim të gjitha copëzat, të bashkoheshin ndërmjet tyre dhe më në fund e vërteta do të shkëlqente sërish”.
Po përse botohen këto copëza të vërtetash? Autori i shkrimit e tradhton veten që në krye të shkrimit mbi përgjimet! Në vend që të merret me argumentin e sidomos që të shpjegojë dinamikat kulturore, ai e fillon artikullin me:
“A lejohet të hyjë në BE ky vend? Shqipëria e dëshiron, Brukseli nuk ka gjë kundër dhe Gjermania e mbështet në parim çeljen e negociatave të pranimit të shtetin ballkanik, duke i dëshmuar atij përparim të madh në demokratizim.”
Kjo situatë i ka sjellë PS-së dhe Ramës përnjëmend mundësinë për t’u futur në histori për mirë në Shqipërinë e lodhur. Këto zgjedhje duhej të ishin trokllojra orëmirë e një shprese të re për çdo zelltar ndërtues që do të mirën e përbashkët. Por me sa duket po krijohen vija ndarëse mes të atyre që e duan dhe atyre që e përbaltin këtë vend!
Historia i analizon gjërat me madhështinë e ngadalësinë e saj dhe, pas kohës që asaj i duhet, do të krijojë premisa për një përimtim të ngjarjeve që po përjetojmë. Një politikë që harron përkujdesjen ndaj qytetarëve të vendit të vet do të jetë e harruar nga historia, kjo gjykatëse e pamëshirshme dhe e pakorruptuar.
Por kjo politikë rrënimtare është me fat të përcaktuar: nuk ka ta ardhme, sado e fuqishme t’i duket vetja në një periudhë të caktuar historike.
Politika është përherë një projekt (projectum = i hedhur përpara) i lidhur me të ardhmen dhe me zhvillimin e qëndrueshëm, me atë që u lëmë si pajë fëmijëve tanë e pikërisht për këtë fakt përgjegjësia është e jashtëzakonshme.
Një politikë që llogarit me pasion pjesëmarrjen e personave të dhunshëm në një protestë pa shikuar drejt së ardhmes nuk ka lidhje me historinë.
Vetëm politikani zelltar e ndërtues do të mund të thotë: mbeta në histori, sepse tekembramja një zë i fortë dhe i brendshëm i ndërgjegjes më tha që të mos mbetem skllav lidhur prej gjalmave të dhunës, por munda të bëja diçka për të mirën e përbashkët.
E drejte z.Nikolla, ky gazetari gjerman ka bere nje gabim shume te rende qe nuk te pyeti ty me pare qe t’i sqaroje ato punet kulturore, po sidomos te te kish pyetur si ta fillonte shkrimin e vet.
Populli do jete gjykatesi me i mire per kete qe po ndodh sot per sot ne shqiperi, melodia do degjohet se shpejti per ata qe do hedhin vallen sipas daulles qe pelqen populli, ndersa ata qe do stonojne me deshiren madhore te popullit do zvariten si cifuti ne shkretetire
Pershendes..AUTORIN E SHkrimit z.Nikolla, sepse E Trajton Problemin ne menyre te Shkurter dhe aty ku “Dhembe Dhembi”..
Si lexues i Rregullt i Gazets BILD,kur Shkova ne nje Takim me nje Punedhenes Gjermane para disa vitesh,ne paradhomen e Pritjes me pa duke Lexuar Gazeten BILD,kur hyra ne zyren e tije dhe filluam nje Lloje “INTERWJUJE” per marrjen e Vendit te punes, me thote:Hidhe poshte Gazeten BILDE, nuk eshte Gazete SERJOZE…pse i thashe??Ajo shkruan edhe Gjera te -paqena me tha..p.sh…ne Filan Qytet te Gjermanise u “Gjeten Eshtrat 4-mij Vjecare” te nje Rinoceronti ect…dhe me KESHILLOJ, qe te Lexoja….nje Gazete te madhe dhe Serjoze…
1-Gazetari @ Peter Teide…qe na u be “Heroi” i PD-se ne Shqiperi, eshte nje Lango-Gazetare-Reporter i Gazetes BILD..ka Punuar der me 2005-en si Gazetare i Lire ..pra me Honorar….eshte i Punesuar ne te Perditshmen BILD te Berlinit…pa u Kompleksikuar..ky Lolo-Gazetare ka marre PARA-nga Langot e PD-se….per te mos Thene Lulezim Basha..vete…
2-Ketu nuk kemi se Gazetari-Teide…po kerkone qe nepermjete nje Shkrimi apo Botimi i disa Shkrimeve te Ndihmoje, Shqiperine dhe Shqipetaret ne Pergjithesi..jo…AI(Peter Teide)..kerkon te NDIHMOJE…dhe vazhdon te NDIHMOJE Ate apo ATA qe e Paguan, sepse nje Gazetare-Investigative, i Rregullt dhe i Ndershem,nese do te kishte Investiguar ne SHQIPERI do ti thoshim Bravo….dhe Pergezime….Ne rastin Konkret Gazetari-Teide..vetem PUBLIKON nje Materjale te Vjedhur…apo Pervetesuar nga Prokurore apo Gjyqetare te Lidhur me PD-e..te cilet per Perfitime Personale..ja kane dorezuar kete Materjale…Krereve te PD-se ..Sali Berisha..apo Lulezim Basha,dhe keta te Fundit e kane “RUAJTUR” kete Materjale..per te na i Servirur keto Dite..nepermjete Gazetarit @ Teide,me Titullin keqedashes:Te permendur nga [email protected] Teide…
3-Problemi se si e Trajton Teide, eshte ne nje Linje me Lobimin ANTISHQIPETARE, qe bejne Kryeopozzitari Basha.., Mediu…Kryemadhi…Ilir Meta ne C´do Forum apo Mbledhje ne EU..apo Instancat Perkatese-Partnere te PD-se Shqipetare…(PD-ja eshte kthyer ne ANTISHQIPETARE)..
4-Peter Tiede, sa do qe eshte Munduar, nepermjete “Intervistave”…apo Deklarimeve apo Botimeve ne Twitter, se eshte i paanshen ne Botimin e Materjalit…perseri duket 100% mosbesues::Peter Teide eshte Pjese e Mashtrimit te Klikes se UDB-se ne Shqiperi te Quajtur PD-e….
dhe si nje ish-Gazetare i Lire(Freigornalist)..Peter Teide eshte mesuar qe me shkrimet e tije te marre Para, dhe nese si FREIGORNALIST, mbase ka marre para ne Rruge Zyrtare, pra nepermjete Llogarise Bankare, qe edhe te paguaj TVSH-e..e detyruar ne Gjermani–Pyetja eshte:Pse te anashkaloj disa Mijra Euro…kur keto i afrohen Steuerfrei(PA-TVSH):::DHE NE MENYRE Private….kur po ta shohim ne sens…duket sikur ai bene Punen e tije si “Gazetare”???
Por Titulli i shkrimit dhe Trefytyresia e Peter Teide,bien ere Antishqipetarie….bien ere Lulezim Basha…dhe Sali Berisha…per kete duhet DENUAR Peter Teide…sepse po te ishte i “Ndjeshem” per Problemet Shqipetare..do te shihte edhe PRAPASKENEN E PROBLEMIT….pra Fituesin dhe te “Demtuarin”…
aI I CILI PERFITON NE KETE RASTE ESHTE Vetem Gazetari Peter TEIDE..se sa Shifra ka Honorari qe ai Mori per Botimin e kesaj Historie e di AI…Sepse atije i ka ardhur ne Dore “Zogu i arte”…dhe per kete Shfrytezon Rastin..Humbesit me te Medhenje jane VETE-SHQIPETARET….qe po shiten nepermjete keytre Historive te ndyra…te tipit Berishjane…lol
Ja qe egoizmi e mund idealin per te cilin shkruan. Qe te perpiqesh per te lene gjurme pozitive si politikan duhet qe te kesh dhe sadopak formimin e njeriut qe e kapercen veten me deshirat dhe epshet per pushtet dhe te tjera deshira tokesore. Kete nuk arrijne ta bejne vecse pak njerez. Instinkti i nje populli duhet t‘i dalloje e kuptoje per t‘ zgjedhur pastaj si drejtuesit e tij.
Oj Shqipe FREE me sa duket duhet te qenke ndonje koke e madhe ne Gjermani.