Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Suzane Schutz i ka bërë apel palëve të angazhohen urgjentisht në dialog, ndërsa ashtu si ambasada e BE në Tiranë dënon dhunën dhe bën thirrje për protesta paqësore.
Deklaratë e Ambasadores Gjermane Schütz
Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.
Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme.
Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm.
Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.
Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.
Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. (TemA)
Policia ne gzjermani nuk poe dijme se si vetpermbahe ndaj ketyre rasteve.Sic po ndodhin ne vendin tone.Policet po plagosen nga kapsollat dhe bombat molotov Protestuesit asnje.Kjo forme per mua nuk eshte zgjillje por inkurajim per demostruesit.Te cilet sonte per te 8 here po kryejne te njejtat veprime.Ketyre banditeve duhet tju vihet kufiri tek thana dhe jo pritje ne gjermani.