Punët e çuditshme që kanë bërë udhëheqësit botërorë: Ish-presidenti amerikan Lindon B. Xhonson ishte dikur një bari dhish

9 Qershor 2019, 20:30Lifestyle TEMA

Lindon B. Xhonson u rrit në Teksas, dhe pati një edukim shumë modest. Ai u rrit në një fermë të vogël me prindërit dhe 4 vëllezërit e motrat.

Prindërit e Xhonsonit ishin këmbëngulës, që të shkonte në shkollë, dhe pikërisht aty edhe shkëlqeu. Ai spikati veçanërisht për oratorinë publike, debatet, si dhe në sportin e bejsbollit.

Xhonson, synoi që fëmijë të fitojë para për të financuar arsimimin e tij, por edhe për të ndihmuar prindërit e tij. Në moshën 9 vjeçare, ai filloi të lustronte këpucë gjatë verës, dhe ishte aq i aftë në atë punë, saqë do të rimerrej me këtë punë edhe gjatë shkollës së mesme, kur kishte nevojë për para.

Ndërkohë, Xhonsoni u angazhua edhe në fermën e xhaxhait të tij. Puna e tij e parë për xhaxhain e tij, ishte si një bari dhish. Ai i shoqeronte ato në kullotë, dhe më pas kujdesj që t’i rikthente sërish në stallë. Kur nuk merrej më dhitë, ai dërgohej të punonte në fushat e pambukut.

Ai vazhdoi të merrej me punë të tilla derisa mbaroi shkollën e mesme, pas së cilës nisi punë si mësues, para se të hynte në politikë në vitin 1930. Si politikan, pati shumë shpejt sukses, duke u zgjedhur fillimisht në Kongres, më pas në Senat, deri tek posti i zv/presidentit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në marinën e SHBA-së. Lindon B.Xhonson u betua si president vetëm disa orë pas vdekjes së Xhon F.Kenedit në vitin 1963.

Ai vrapoi në presidencialet e vitit 1964, ku edhe fitoi. Ai vendosi të mos kandidojë për një mandat tjetër në vitin 1968, duke u përqëndruar në ndërtimin e partisë së tij, pas një kandidati të ri. (bota.al)

7 komente në “Punët e çuditshme që kanë bërë udhëheqësit botërorë: Ish-presidenti amerikan Lindon B. Xhonson ishte dikur një bari dhish”

  1. Zen bir Qeni says:

    Saliu ka qene bari lopesh tani eshte bari Gomaresh.

  2. degelisi says:

    Presidentet nuk lindin presidenta. Bari dhish nuk eshte pune e cuditeshme, por eshte pune si gjithe punet e tjera. Injoranca ne gazetari nuk paska fund.
    “Teksas” nuk ka ne USA, por ka Texas
    Nuk ka patur president me mbiemer “Xhonson”, por ka patur me mbiemer Johnson
    Une nuk kame mbaruar per gazetari, por keto jane gjera te thjeshta per ti kuptuar dhe korigjuar

    1. tarasi says:

      Nuk kerkohet diploma e gazetarise per te shkruajtur shqip , mbarimi i shkolles fillore eshte e mjaftueshme …….gazetari ka shruajtur ne shqip , nese Ju doni te shkruani ne gjuhen angleze , bukur fort , nuk Ju pengon asnje , ama ajo ( perdorimi i gjuhes angleze ) nuk te jep te drejten te korigjosh dike qe shkruan shqip per lexuasit e thjeshte shqiptare ………..tung

    2. na mbyten katundaret says:

      Futja pordhes, budalla i dreqit. Keshtu shkruhen emrat e huaj ne shqip, Xhorxh Bush, Xhulio Andreoti, Kanada, Nju Jork, Xhamajka, Zhak Shirak, Fransua Oland, qe te paditurit si puna jote te mos i lexojne per tmerr. Ne gjuhen shqipe, emrat e njerezve dhe vendeve te huaja shkruhen sipas drejtshkrimit shqip, more vesh derr me zile?

  3. xhemal says:

    nje bari dhish do ishte 100 me i zoti,me i pergjegjshem,me i vendosur,i dinjiteteshem, simbol i unitetit,i drejte,e plote karakteristika te tjera se bamiri,nishani e iliri bashke.ne shqiperi ka shume intelektual e njerez te thjeshte qe mund te jene ne detyren e larte te presidentit.uroj qe iliri te iki te punoje se deri tani ka qene parazite qe vetem ka konsumuar e zhvatur

  4. Iliria e bashkuar says:

    Si ne Shqiperi, por keta te tanet afrojne me shume nga dhia

  5. Njutoni says:

    Edhe ne kemi pas president shites vajguri me musteqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje