Ish-zv.dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe në detyrën e fundit Drejtor i Përgjithshëm i targave dhe patentave por që dha dorëheqjen nga detyra, Arben Isaraj, ka ndërhyrë në debatin që po bëhet për nxjerrjen e një dekreti të ri të presidentit, për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve.
Isaraj pasi përmend kompetencat që ka presidenti i Republikës, ai shkruan se dekreti që nxjerr presidenti i Republikës është një akt me karakter administrative.
“Natyrën juridike administrative të dekreteve të kësaj natyre, e përcakton edhe fakti se ato janë të ankimueshme në gjykatën administrative” shkruan Isaraj, duke përmendur pikërisht atë që po përsëritet nga shumë juristë, tashmë një ditë përpara daljes së dekretit të Presidentit dhe argumenteve shteruese për të që do të jepen ditën e henë.
Komenti i plotë i Arben Isarajt:
A ka fuqi kushtetuese revokimi i mendjes presidenciale ?
Thonë se në botë ka dy “superfuqi”, Arma dhe Mendja. Për momentin, s’ka ende asnjë fuqi që të matet me Mendjen. Po çtë bësh , kur një budalla politik që i ka thënë ligjërisht mendjes pirdhu, hedh një gur në lumë dhe 100 konstitucionalistë “të mençur” s’e nxjerrin dot.
Sipas Kushtetutës dhe ligjit procedurial administrativ, Presidenti i Republikës, në veprimtarinë e tij nxjerr akte administrative. Në bazë të Kushtetutës, ligjit themeltar të shtetit, Presidenti i Republikës është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e të gjithë kombit.
Presidenti është organi që veprimtarinë e tij e ka të ndërthurur me të tri pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pajisja e këtij organi me një numër të konsiderueshëm kompetencash, që për nga natyra e tyre juridike, afrojnë më shumë me veprimtarinë ekzekutive urdhërdhënëse të administratës shtetërore, i japin veprimtarisë së tij dhe aktit juridik që ai nxjerr një fizionomi të natyrës administrative.
Sipas nenit 92 të Kushtetutës,
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
Këto kompetenca kushtetuese por dhe të tjera të dhëna me ligj, meqenëse rregullojnë marrëdhënie të caktuara të natyrës administrative, i japin pushtetit të tij një karakter ekzekutiv në ushtrimin e funksioneve.
Prandaj dhe roli i Presidentit në këto raste paraqitet tepër i afërt me pushtetin ekzekutiv. Në këtë aspekt edhe dekreti që nxjerr Presidenti i Republikës është një akt i karakterit administrativ. Natyrën juridike administrative të dekreteve të kësaj natyre e përcakton edhe fakti se ato janë të ankimueshme në gjykatën administrative.
Si akt administrativ, Dekreti presidencial, duhet të dalë në formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji. Mungesa e formës dhe e procedurës e kërkuar nga Ligji, si dhe qënia në kundërshtim të hapur dhe flagrant me legjislacionin në fuqi, e bën Dekretin presidencial si akt administrativ, absolutisht të pavlefshëm. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm, sipas ligjit, nuk prodhon pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse është deklaruar ose jo si të tillë nga gjykata.
Një akt i tillë – thotë ligji, konsiderohet se nuk egziston. Kushtetuta nuk ia njeh Presidentit as pushtetin diskrecial (diskrecioni) të administratës publike, si e drejta e kësaj të fundit që të ushtrojë autoritet publik për realizimin e një qëllimi të ligjshëm, qoftë edhe pa autorizim të shprehur të ligjit.
Pushtetin diskrecial të administratës publike, në demokracitë parlamentare dhe sipas Kushtetutës e ka Këshilli i Ministrave si autoritet publik. Duke munguar fuqia kushtetuese e ligjore e revokimit të mendjes presidenciale, as më shumë e as me pak, dita e zgjedhjeve vendore, me Kushtetute e ligj mbetet, data 30 qershor 2019.
Shënim:
Imagjinoni çfarë do të ndodhte me institucionet në Shqipëri, sikur Presidenti të revokonte/anullonte/shfuqizonte në këtë mënyrë, dekretet e emërimit të ministrave, ambasadorëve, rektorëve, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror etj.
Shtet jo …. LSI po.
Bravo Arben je nga me te miret ne Ps por Rama e ka mbush qeverine me kurva si Balluku e kompani .qe po sulmojne firmat prestigjoze te huaja ktu ne vend .respekte Beni.
Pikerisht pra, ai ka dekretuar edhe Kryeministrin e ministrat, po sikur pas kesaj atij ti ngrihet mendja dhe anullon gjithe keto dekrete duke shakrkuar keshtu gjithe qeverine se keshtu mendon ai dhe idiotet pas tij, atehere kush do e qeverise kete vend. Presidenti ka bere tentatuve grusht shteti nepermjet nje puci kushtetues. E mbani mend presidentin e Maqedonise qe refuzonte te mandatonte Zaevin si kreu i mazhorances parlamentare, njelloj edhe ky si muzhiket sllave. Shkarkojeni mutin te iki me turp.