Xhaçka: Zgjedhjet në 30 qershor nuk i ndal dot opozita me molotov, dhe as krerët e opozitës në Presidencë

9 Qershor 2019, 11:39Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se zgjedhjet nuk mund t’i ndalojë as opozita me molotov në shesh dhe as ndonjë nga krerët e opozitës në presidencë.

Nga Burreli lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit Xhaçka tha se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, jo se e tha kryeministri por sepse e parashikon kushtetuta

“Nuk ka pasur asnjëherë një dallim mes asaj që përfaqësojmë ne dhe ata.

Këto nuk janë thjesht zgjedhjet lokale por një referendum për t’i dhënë fund tranzicionit.

Një grup i vogël politikanësh kanë vënë para interesat e tyre.

Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, jo se e tha kryeministri por sepse e parashikon kushtetuta.

Këtë nuk e ndaj dot as opozita me molotov në shesh dhe as ndonjë nga krerët e opozitës në presidencë”, tha Xhaçka. (TemA)

1 komente në “Xhaçka: Zgjedhjet në 30 qershor nuk i ndal dot opozita me molotov, dhe as krerët e opozitës në Presidencë”

  1. veri says:

    MINISTRIA E MBROJTJES NUK DUHET TE FLASE ATJE KU SI TAKON ..! KU JANE TE TJERET , AI MAJKUA “ME FAME ” NE KE VRIME NDODHET , APO SHEH ENDRA ME SY HAPUR ? ! TE MJERET NE KU KATANDISEM ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje