Ish-piloti japonez i Formula 1, Takuma Sato, ka qenë protagonist i një aksidenti të frikshëm në garazh, në momentin që po kryente një ndalesë për të ndërruar gomat.
Ngjarja ka ndodhur në garën Texas 600, në kampionatin e IndyCar.
Në momentin që piloti japonez hyri në bokse, llogariti keq trajektoren dhe u përplas me një mekanik që e priste gati për ndalesën. Mekaniku “fluturoi” në ajër.
Për fat të mirë asnjë dëmtim i rëndë, thjesht disa dëmtime të lehta.