Kushtet e opozitës parlamentare: Shkarkojmë Metën në këmbim të Reformës Zgjedhore

11 Qershor 2019, 09:16Politika TEMA

94 votat e domosdoshme për shkarkimin e presidentit duhet të plotësohen dhe me ato të opozitës parlamentare.

E vetëdijshme për rëndësinë e saj në këto momente, kjo e fundit, nëpërmjet deklaratave mediatike, i përcolli kryeministrit Edi Rama kushtet që duhet të përmbushë në këmbim të votës.

Myslim Murrizi: “Të gjitha kërkesat që mund t’i drejtohen të dy grupeve parlamentare në emër të kësaj mazhorance do të kenë si kushtëzim të panegociueshëm nga këto grupe parlamentare prishjen e nyjes së sistemit zgjedhor që e ka çuar vendin në këtë lloj kllapie politike”.

Votën në këmbim të sistemit duket se do ta japë dhe grupi i të pavarurve, i dalë nga listat e partisë që dikur drejtonte Ilir Meta.

Ralf Gjoni: “Vota ime mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale të vitit 2008”.

Deri në vitin 2017, Gjoni ishte këshilltar i Ilir Metës si kryetar i Kuvendit, institucioni që tashmë po përgatitet ta shkarkojë.

7 komente në “Kushtet e opozitës parlamentare: Shkarkojmë Metën në këmbim të Reformës Zgjedhore”

  1. Muco says:

    Bravo nderrojeni ate shkerdhat kod zgjedhor.

  2. ralfmurrizi says:

    kur ta merni vesh ju si behen ato te shkreta vota ahaaa e hengri meta e muti bashke me ju

  3. Gjon Leka says:

    Për hair, ishallah, shkarkimi i kokëmadhit! të shpëtojë Shqipëria nga harbutëria e hajdutërisë!

  4. Torino says:

    Tani do duket qe socialistet Jane per Shqiperine apo per fat te keq do me duhet ti jap te drejte avokat TAKUT!

  5. Kuq e zi says:

    Bravo kusht shume i dobishem per demokracine
    Pas ketij kushti tjetri duhet te jete “votojme vetem ligjet e reformes ne drejtsi”
    Ne mos zgjedhje te parakohshme

  6. Henri i VII says:

    Meta duhet te shkarkohet ne kembim te ndryshimeve kushtetuese dhe listave te hapura ne votime, kjo eshte me vlere pasi asnje nga kata politikane nuk del dhe nuk votohet nga populli, kjo do jete fitorja me e madhe per te nxjerre ne pension te gjithe politikanet e korruptuar. Me t’u bere keto ndryshme kushtetuese te behen menjehere zgjedhje te parakoheshme, pasi nuk ka me shitblerje te votave, populli do votoje ata qe i mbushin mendjen dhe jane te paster. Vetem keshtu shpeton shqiperia nga keta plehra qe kane uzurpuar parlamentin, ministrite dhe presidencen.

  7. Martini says:

    Ne rast se arini kete o Myslim e Ralf do te mbeteni ne historine e Shqiperise si heronj te 50 vjeteve dhe para jush Sala Nano Meksi Meta Majko Mona pse jo dhe Rama e compani do duken si kodrat e Shijakut para malit Korab.Mos u ndani rastesisht u eshte dhene mundesia mundesia ti sherbeni Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje