Një 17-vjeçar nga Këlcyra, i cili ishte denoncuar i zhdukur prej katër ditësh nga familjarët, është gjetur i mbytur në lumin Vjosa.
Matias Rizallari dyshohet se mesditën e se dielës është mbytur në lumin Vjosa ndërsa lahej.
Sipas burimeve në Policinë lokale i riu është parë në afërsi të lumit dhe prej asaj dite familjarët kanë humbur kontaktet me të.
Trupi i pajetë i 17-vjeçarit u gjet në hyrje të Këlcyrës mëngjesin e sotëm pas mbërritjes së polumbarëve të RENEA-s.
Informacioni paraprak i policisë
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, është gjetur i pajet, (i mbytur) në shtratin e lumit Vjosë, pranë “Urës së Dragotit”, shtetasi M.R., 17 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Bashkia Këlcyrë.
Në datën 10.06.2019 familjarët e 17 vjeçarit kanë bërë denoncim pranë Postës së Policisë Këlcyrë për largimin e tij nga banesa.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.