Një autobus i linjës Athinë-Tiranë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin grek.
Mjeti ndodhej i parkuar para agjencisë që e kishte në pronësi.
Në vendngjarje shkuan 6 zjarrfikës që vepruan rreth një orë për të fikur zjarrin.
Autobusi u shkatërrua krejtësisht.
Policia mendon se ishte një zjarrvënie e qëllimshme dhe ka nisur hetimet.
Janë parë pranë autobuzit punonjës të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Athinë.
E ka djegur tourkofagos