Pas xhindosjes së sotme të presidentit, i cili filloi të numëroj deputetët në Kuvend dhe të lajmërojë shpërndarjen e tij, Hazbiu e mori seriozisht gjendjen psikologjike të presidentit dhe i dërgoi një letër me këshilla Jarit, se si ta shmangim këtë situate:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Më poshtë po u përcjell sugjerimet e Hazbiut rreth gjendjes së sotme të presidentit:
“I nderuar Jari.
Sot që në saba ndoqa me vëmendje sjelljen e presidentit dhe konstatoj me përgjegjësi të plotë, si njeri që merr vesh nga mallkimet, se atë e kanë zënë xhindet.
Dikush do ta ketë mallkuar, e do t’i ketë thënë u bëfsh si “Tit Vasili”, dhe ai në fakt sot është i kapur nga xhindet.
Ka shumë shenja që tregojnë këtë gjë.
Shenjën e parë e dha dje gjatë qëndrimit me Koçon.
Pas takimit, Koçua më mori dhe më pyeti se a di ndonjë vend ku hiqen xhindet, se e kam për një mikun tim.
E kuptova, por nuk desha t’i bie në sy.
Shenja e dytë ishte sot, kur ai përmendi Gjykatën e Skraparit.
Më thoshte gjyshja ime e ndjerë, që sa herë jam në hall, më del në ëndërr Skrapari, se andej e kisha.
Dhe atij i bëhet në ëndërr Skrapari.
Është pak si instiktive, pasi në subkoshiencën e një njeriu në rrezik, njerëzit që vijnë nga malet, mendojnë se e kanë gjithmonë nje strehë ku mund të shkojnë.
Ndaj janë kaq të egër.
Kjo është shenjë e fortë, që tregon se ai ka në mendje një gjë të keqe.
Shenja e tretë ishte Doktori, që rimori mallkimin e Neritanit, që ai ma ka marrë mua, dhe e shpërndau duke më hequr të drejtën e autorit.
Shenja e katërt është numërimi i deputetëve në Kuvend.
Zakonisht kjo u ndodh barinjve pasi i sulmon ujku, dhe në momentin e parë që marrin veten, fillojnë numërojnë bagëtitë, por nuk i mbajnë mend dhe pyesin të tjerët sa bagëti kam.
Këto janë shenja të qarta që xhindet kanë pushtuar trupin e tij dhe duhet të yshtet.
Nuk desha t’ia them Koços, por po ta them ty.
Duhet ta çojmë tek Baba Hekurani në Teqenë e Ali Postivanit.
Janë tipa të njëjtë.
Dhe Baba Hekurani ka qenë 200 kg, por ka bërë një operacion dhe është dobësuar.
Dhe Iliri ka qenë i shëndoshë, por pas ndërhyrjes është dobësuar.
Teqeja është në rrugën për Frashër dhe e ka Skraparin vetëm 25 km larg.
Vetëm aty mund të hiqen xhindet.
Mbyllet një natë me babain në Teqe dhe në mëngjes zgjohet i kthjellët.
Që të mos kuptohet, silleni me një makinë private deri këtu, se pastaj e çoj unë.
Ajo Teqe e ka mbajtur Shqipërinë në kohë të vështira, se mbulon dhe Teqenë e Frashërit.
Ndaj ka për ta bërë këtë nder për Shqipërinë.
I juaji, Hazbiu.”
Z.Baze!
Ne shkrimin e me parshem tek Antena brenda familjes bera nje koment dhe nuk e gjeta te botuar.S’ka problem po e perseris.Mendoj se eshte i vlefshem per te gjithe shkrimet tek Antena….
Futja e personazhit Azbi me duket mjaft egoditur.Eshte nje toke mjaft pjellore per humor e sarkazme.
Komenti i meparshem eshte ky pak a shume:
Z.Baze!
Antena e ka rritur mjaftueshem fuqine e emetimit valor.Kjo ben te mundeshme depertimin e vales sarkastiko-humoristike ne zonat e thella malore dhe ngacmon edhe veshet e zene me dylle te militanteve malesore.
Kush do te punoje i gjen shtigjet.
Te lumte mor bir
O Mero të marrtë e mira
me Hazbinë në kthes ma more
dhe ky birbo presidenti
bashkhajduten ka fallxhore.
.
Ky flori e shkuar ndryshkut
që për pak do ish Novruz
sot i tharë e faqefishkur
po kumbon si kova n’pus.
.
Ngrehuni o shqipëtarë
se ky birbo e ka hak
gjysmagjel, si i përrallës
fort do rrahur, me dajak.
.
Mos ja ndani hiç dajakun
sa t’i bien tërë florinjtë
dhe t’i mblidhni togje togje
ashtu siç mblidhni ullinjtë.
.
Në florinjtë nuk i bien
t’a bëni si kasht e koqen
dhe nga dufi gjaku zien
nisni rrihni dhe të shoqen.
.
Në florinj s’shihni me sy
them të jeni të duruar
se inat do keni nxjerrë
prapë do ini të fituar.
…
P.S.
Do vejë vapa tok me gushtin
me xurna do vijë Fresku
mos harroni sali Pushtin
T’ua bëni si Çausbesku!