Ambasadori Luigi Soreca, reagon për negociatat me BE: Fokusohuni në progresin e reformave, në veçanti atë në drejtësi

18 Qershor 2019, 18:56Politika TEMA
Ambasadori Luigi Soreca, reagon për negociatat me BE: Fokusohuni në

Ai u ka kërkuar partive politike në Shqipëri  që të rinisin me urgjencë dialogun mes tyre për gjetur një zgjidhje në mënyrë që kapërcehet kriza politike.

Gjithashtu ai ka theksuar rëndësinë  e fokusimit në vijimin e reformës në drejtësi. Përmes Twitterit Soreca ka nënvizuar se nuk ka më kohë për të humbur.

“Bashkimi Evropian ka rikonfirmuar sot përshkushtimin për zgjerimin lidhur me Shqipërinë.  

Në tetorin e ardhshëm  është një ‘vendim i qartë dhe thelbësor’ nga Këshilli dhe tani është koha për të gjithë institucionet në Shqipëri të vijojnë të fokusohen në progresin e reformave në veçanti në reformën e drejtësi si dhe të rinisin me urgjëncë një dialog mes partive për të kapërcyer situatën aktuale politike për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe të shkojë në hapin tjetër. Nuk ka kohë për të humbur,”-përfundon Soreca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje