Nëse pyet gazetarë e politikanë se përse Ilir Meta kërkoi informacion nga KQZ për 122 deputetët e Kuvendit, të gjithë (përfshirë edhe Realstory.al), deri dje të japin të njëjtën përgjigje. Presidenti po përgatiste dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, si pjesë e përballjes së tij alogjike (për shumë dhe antikushtetuese) me qeverinë, me fokus 30 qershorin. Apo jo?
Gabim. Realstory.al ka marrë informacione të mjaftueshme dhe të verifikuara se përse kjo është përgjigje e gabuar ndaj pikepyetjes që ngriti lëvizja e presidentit. Përgjigja e saktë është se presidenti ka vetëm një hall, të tijin. Ose më saktë atë të shkarkimit.
Gjithcka ka pikënisje në takimin e tensionuar disa ditë më parë me ambasadorët e huaj. Së paku tre prej tyre, i kanë konfirmuar Realstory.al direkt ose indirekt se informacioni se Presidenti Meta ka deklaruar (apo kërcënuar) se do të nxjerrë në rrugë ushtrinë me pretekstin e ruajtjes së stabilitetit, është i vërtetë. Replikat kanë qënë të ashpra dhe janë shkëmbyer emaile me pjesën përkatëse të Kushtetutës në shqip dhe anglisht. Ambasadorët i kanë kujtuar Presidentit se sipas artikullit 169 të Kushtetutës, në kohë paqeje kreu i shtetit “ushtron komandën e forcave të armatosura përmes Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes”.
Ambasadorët (që mesa duket njohin mirë dhe kushtetutën por dhe qëllimet e Metës), i kanë kujtuar atij gjithashtu edhe Ligjin e amenduar nr.64 të vitit 2014 (votuar edhe nga vetë deputeti Ilir Meta atë kohë) dhe Artikullin 9, sipas të cilit: “Presidenti i republikës në kohë paqeje ushtron lidershipin kushtetues të Forcave të Armatosura përmes Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes ndërsa në Kohë lufte, e ushtron vetë, ose përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (që vërtet e miraton ai, por vjen si propozim i Kryeministrit). ]
Nisur nga këto prerogativa kushtetuese, ligjore por edhe politike (shefi i shtabit mund të vendosë të zbatojë Kushtetutën dhe jo një urdhër të paligjshëm qoftë edhe të presidentit për të nxjerrë ushtrinë në rrugë), diplomatët i kanë bërë thirrje arsyes (!) së Kreut të Shtetit, që së paku këtë gjë mos ta artikulojë në publik, duke rrezikuar të bëhet dhe qesharak.
Por duket ambasadorët kanë marrë më seriozisht aludimin e heshtur të kreut të shtetit me kërkesën që ai i ka bërë KQZ. Shkrirja e Kuvendit është e përcaktuar aq qartë në Kushtetutë e ligj, saqë një vendimmarrje e tij për këtë, do të rrezikonte të konsiderohej shkelje në flagrancë e Kushtetutës, me pasoja direkte të shkarkimit të tij të menjëhershëm dhe pasojave të tjera ligjore. Por këtu Presidenti ka mbajtur një qendrim tjetër. Ai ka lënë të kuptohet se vrulli i tij e ka një kufi. (Dhe ky në vetvete është një lajm i mirë). Presidenti Meta ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të shpërndajë parlamentit, por të sigurojë legjitimitetin e tij. Arsyeja nuk janë votat e vjedhura (parlamenti i cunave të Shijakut) por “respektimi i procedurave te marrjes së mandateve nga deputetët e rinj”.
Një burim nga LSI i ka pohuar një prej selive diplomatike, në kushtet e anonimitetit dhe jo zyrtarisht se qëllimi i Metës është verifikimi i ligjshmërisë së numrit të deputetëve, me qëllim që nëse parlamenti ecën para dhe voton shkarkimin e tij (duhen 93 vota). Argumenti ligjor për tu mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese nga avokatët e Presidentit pritet të jetë se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm. Këtë e ka deklaruar vetë Ilir Meta muajt e fundit, menjëherë pasi Kuvendi përcolli kërkesat e dorëheqjes nga mandati të deputetëve të opozitës në 16 shkurtin e shkuar, ndërsa bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI e ka përmendur këtë në intervista televizive, përfshirë edhe në Real Story në Vizion Plus.
Po ku bazohet dyshimi i Metës dhe çfarë ka marrë nga përgjigja e KQZ?
Në letrën drejtuar kreut të shtetit Sekretarja e përgjithshme e KQZ shkruan ndër të tjera, “… si pasojë e njoftimeve nga Kuvendi i Shqipërisë, për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës…” KQZ ka marrë njoftim, dhe ka vazhduar proceduren per plotësimin e vendeve. Kandidatët e listës kanë plotësuar dokumentacionin dhe më pas janë paraqitur në Komisionin e Verifikimit të mandateve në Kuvend.
Por këtu mund të jetë klecka. A është ndjekur e njëjta procedurë nga Komisioni i Mandateve edhe për deputetët që ikën? Sic kujtojmë të gjithë, kërkesat e dorëzuara nga opozitaret parlamentarë, u dërguan brenda dy ditëve në KQY, pa pritur fundin e afatit 30 ditor që përcakton ligji. Burime të larta nga Kuvendi thonë se drejtuesit kanë qënë “nën presion të madh ndërkombëtar” që këto mandate të dorëzuara të dërgohen sa më shpejt në KQZ, për habine e vetë ish deputetëve, disa prej të cilëve e kanë shprehur atë publikisht. Bile Monika Kryemadhi kishte vënë në letrën e saj një datë të gabuar. Por a po tregon koha se ajo e ka bërë qëllimisht këtë “gabim”?
Sipas të njëjtave burime që i dhanë Realstory.al informacionin për qëllimet e vërteta të Metës në kërkesën drejtuar KQZ, në bazë të Kodit Zgjedhor, duket se presidenti po përgatit që tani dosjen mbrojtëse për Gjykatën Kushtetuese. Duke argumentuar se Komisioni i Mandateve nuk ka berë verifikimet e kërkesave për dorëzimin e tyre nga deputetët e opozitës, për të kërkuar kështu pavlefshmërinë e votimit në kuvend për shkarkimin e tij.
Realstory i kërkoi një burimi të lartë në KQZ një opinion verifikues për këtë. Sipas tij: “Komisioni i Mandateve nuk ka në praktikë parlamentare verifikimin e kërkesës për dorëzim të mandateve. Sic e thotë dhe titulli i komisionit, ai nuk detyron dot nje deputet të mbajë mandatin. Megjithëse verifikimi formal ndoshta është i mundur, në kushtet e 16 shkurtit kemi pasur deklarime publike, dhe eksklamative për dorëzim të mandatit. Në të shkuarën, nga Azem Hajdari, tek Sajmir Tahiri, asnjëherë nuk është ndjekur një praktikë e tillë”.
Por sigurisht në rastin e parë historik të impeachment të një Presidenti, cdo gjykatë, aq më tepër ajo Kushtetuese, do ishte skrupuloze në verifikimin e Çdo argumenti të paraqitur nga palët. Dhe këtu lëvizja e Metës duket dinake dhe vizionare. Kryesisht dhe vetëm për hallin e tij.
Shkurt, as nuk do shkrijë Kuvendin dhe as ka ndërmend të iki nga Presidenca. As para dhe as pas 30 qershorit. (Realstory.al)
Ky farë Prersident hajni, mjerë Shqipëria ken e ka president.
Pra, nqs e kuptova drejt, Meta do thote qe deputet qe kane marre mandatin pas dorezimit (boterisht) nga te paret jane te paligjshem dhe s’mund te votojne shkarkimin e tij!!! Dhe kjo, sepse sipas Metes, djegia e mandateve nuk ishte tamam djegie, po thjesht “percellitje”, meqe ata nuk e dorezuan mandatin perpara Komisionit te Mandateve ne Kuvend.
Hahahhahaahaa!
Komisioni ne fjale ska asnje kompetence, eshte thjesht sportel. Ata i dorezuan boterisht, te shoqeruar nga TV ne protokollin e Kuvendit, sic kane bere historikisht te gjithe deputetet qe per nje arsye apo nje tjeter kane lene mandatin (qofte edhe per te kaluar ne detyre tjeter). Ska asnje pavlefshmeri ne kete procedure. Kjo eshte seriozisht flluske sapuni, por Meta, njesoj si ai i mbyturi, do te kapet pas cdo fije bari.
Po shyqyr se na bate merak, hiq spo me zinte gjumi…Kena apo skena Presidentin ma tmire te Shqipnise…e ka thon vete Doctor Aramudhi…lol
QE TE JESH PRESIDENT DUHET TE JESH BURR ME KATER RR OSE BURR BOLE.
Parlamenti ja hoqi spaletat ketij legeni dhe hajduti keshtu qe do largohet nga Presidenca
Do te qerohet si Ceçua.Legen i Peshtire.Hajdut dhe Bandit i Pashembellte.Kerkon me çdo kusht ti vërë Zjarrin Shqiperise ,per te shpetuar Sumen e Tij,Po nuk shpeton Dot.Eshte Daj Sami qe Vigjelon.Ne FERR do te shkosh O Vemje Katnare.
Ky palo predident duhet te nxirret nga ajo zyre mbas veprimit antikushtetues qe kreu!
Ai eshte zjarrvenesi ne shkollen e Shkodres dhe perpjekjet per rremuja ne disa qytetete te tjera te vendit!
Une jam demokrat me heret se Sali komunisti!
Kjo dyshe me lolot Mona e Luli duhet te vihen para pergjegjesise si frymezuesit e organizatoret e ketyre vandalizmave! Vandale te veshur me pushtet!
Meta ka shume te drejte.A nuk e ka larguar dhe e ka afruar Rama sa here ka dashur te mbaje pushtetin? A nuk e beri Rama president,duke ia futur Fatos Nanos dhe a nuk e deklaroi Meten si presidentin me te mire!? A nuk eshte Rama ate qe vrau me 21 janar per shkak te Metes e ka kandiduar per kryetar bashkie.A nuk kishte tjeter gjithe kjo PS e ndershme valle.Rama mbron Meten,mbron Berishen,mbron Lulin sepse kerkon perplasjen se te tre kane frike nga vetingu.Pse nuk preket pasuria e Berishes dhe nuk ndeshkohen krimet e tij prej 6 vjetesh qe drejton Rama. Pse kunati i Bashes ka marre tenderin milardesh per dekorin e Tiranes.Pse vjehrri i Bashes i mori milardat per vilen qe ia shembi gjoja Rama. Na kane bere per te kapur pushken.Iken Rama e vjen Basha,iken Rama e vjen Veliaj,konia e skuthi me i keq qe e ropi Tiranen me taksa.Lagjet i kane rruget te pashtruara,ne autobuzet e linjave nuk udhetohet nga vapa edhe pse u rrit bileta,uji i pijshem mungon e ne paguajme sikur t’i kishim ceznmat plot. Ky eshte vendi ku sundojne hajdutet ndaj vetem pushka i lan hesapet dhe kjo me duket do te ndodhe me 3o qershor.
Po ca thoni mo, ky plera Mr. 700 mij Euro e dogji shqiperine me pislliqet qe ben ju flisni kodra mbas bregut ai do zhduk nga presidenca. Turp nese rama nuk e con ne fund kete gje..
Ky dhiari i skraparit qe e kemi president ,Saliu, Luli Mona dhe me sa duket edhe Rama kane problem jo zgjedhjet jo mitingjet e dhunshme dhe nuk u plas se shqiperia eshte ne kolaps dhe anarki. Gjithe kjo gurgule behet qe te pengohet te sabotohet apo te ngadalsohen ne maksimum reforma ne drejtesi dhe formimi i SPAK dhe BKH.
Me sa duket zgjidhja e problemit qendron ne perdhosjen e demokracise dhe te ardhmen e shtetit ligjor nepermjet marreveshjeve te ndyra te nendheshme ne kurriz te popullit shqiptar. Kur bejne pazare keta monstra politikane te te dy kraheve nuk eshte se leshojne gje nga vetja e tyre.
Jo, jo keta pazaret e mareveshjeve i bejne ne kurriz te asaj qe i perket popullit shqiptar, shqiperise dhe brezave te ardhshem, reformes ne drejtesi.
Vini re ! SPAK dhe BKH kishte si afat te fundit muajin e tanishem Qershor.
Del ministrja marionete e Drejtesise e Rames dhe na jep njoftimin se SPAK dhe BKH do te formohen ne fund te vitit. A nuk eshte kjo marreveshja e nendheshme qe kerkon Berisha, Meta, Luli, Mona dhe Rama?!
Nuk eshte variant i keq ky qe hedh ne kazan z.Balla por haron se ky ehte variant i Aurel Plasarit qe thote se: “Deputetet qe kane lene mandatet jane te ligjshem se nuk i ka hequr populli”,pra ata jane te zgjedhur nga populli jo nga parlamenti apo partia ,por harron me keqedashje duke u bere pale me mafiozin Meta me siguri duke marre ndonje dore te mire ,se ata nuk jane perjashtuar nga parlamenti por kane dhene dorheqje individuale!Pra e thene ndryshe ata se gezojne me dot mandatin e lene,sepse pasketaj sipas ish drejtorit te bibliotekes kombetare qe e beri si gjysmagjeli kur e futen tek florinjte ,i bie qe ata ta kene akoma imunitetin e deputetit !I bie pra qe te mandatuarit te bejne çdo idotizem e te mos kene asnje pergjegjesi deri ne diagnostikimin e tyre nga nje trup mjeko-ligjore si te mete menderisht!Ky eshte humori i Aurelit qe kerkon te mbroje Meten nepermjet njohjes se vleres se parave!Meta eshte i prirut per te tilla pazare ndaj edhe i ka hyre kesaj rruge deri ne shkaterimin e LSI-se pasi e shoqja po i le leket rrugeve duke mbledhur protestues ndersa ky duke gjetur institucionalist te tipit Plasari!