PERGJIMET/ Gazetari gjerman nxjerr “bombën” e radhës, Damian Gjiknuri-Ymer Lalës: Tërmet, tërmet, i q*** nanën

19 Qershor 2019, 20:58Politika TEMA

Gazetari  Peter Tiede i “Bild” ka nxjerrë përgjimin e radhës për ‘blerjen’ e votive në Dibër.

Në këtë përgjim shfaqet Damian Gjiknuri me Ymer Lalën, duke folur për fitoren e zgjedhjeve.

Një bisedë normale, që vetëm për shitje apo blerje votash nuk flitet.

Përgjimi nr.1

Ymer Laka flet me një grua me emrin Rata.

Imer Lala: Rata, po shkoj në një zyrë të madhe.  A thu jam vesh mirë aaa…?

Gruaja me emrin Rata: Po mirë mo je.

Imer Lala: Ma fut atë gjanë, se e kam harru pa karikim.

Gruaja me emrin Rata: E kam karikuar, pa merak.

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Gruaja me e emrin Rata: Jam këtu.

Imer Lala: Në rregull. Nga ora 11:30 nisu.

Gruaja me emrin Rata: Ok, në rregull. (flet me një vajzë që e pyet se ku është. I thotë se tani është kthyer nga kafja)

Biseda 2

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin. Do i shkoj në zyrë. Sa të dal po ta bëj një telefon, se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: Ore zotëri po ku je mor? Ti rashë edhe telefonit.

Një person i panjohur: E kam mbyllur.

Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?

Personi i panjohur: Po një herë për një herë, s’kemi çfarë të bëjmë.

Imer Lala: Se isha te ai babloku i madh, tashi sa dola.

Personi i Panjohur: Po?

Imer Lala: Po qeshë me Qifin qëparë…

Personi i panjohur: Ëhë

Imer Lala: Ti mos e rruaj l… për asgjë.

Personi i panjohur: Unë ëë?

Imer Lala: Hajde nisu tani dhe flasim.

Personi i panjohur: U kry

Imer Lala: Hajt se do vi atje unë sot.

Përgjimi katër:

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

Përgjimi nëntë:

Damian Gjiknuri: Çkemi!

Ymer Lala: A je duke ardhur pesë minuta apo si e ke punën?

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde të pimë një kafe këtej.

Ymer Lala: Po, e pimë. Mund ta pimë një kafe. Kam mbledhur njerëzit këtu për të ndarë ekipet e monitorimin e tendave. Mos u vono të lutem.

Damian Gjiknuri: Ok!

15 komente në “PERGJIMET/ Gazetari gjerman nxjerr “bombën” e radhës, Damian Gjiknuri-Ymer Lalës: Tërmet, tërmet, i q*** nanën”

  1. PeDe= Cesspool says:

    E ku eshte shitblerja e votes ketu.???Apo te verra e Arushes nga e sheh Shqiperine ky moterqiri I paguar nga SHQUPi

  2. Roberto says:

    Uaaaaaaaaaa ca bombeeeeeeeeeee. Si ka mundesi qe se oaskemi marre vesh me pare????? Kjo eshte bombe jo ato molotovet haahahaha. Na rrufshi trapin te gjithe ju bashke me gjermanin e mutit qe kushedi sa e ka paguar PD per te nxjerre sekretet e leshit.

  3. undefined says:

    Ore seriozisht ka luajtur mendesh ky gazetare gjerman rrote k…..cfare ka ketu per “bombe” hahahahahahaha …..

  4. Tironsi says:

    e cka ketu per tu habitur,pergjime leshi

  5. jani says:

    E cfar ka ketu per tu habitur gjermani???? Apo justifikon pagesen e lulit

  6. Agimi says:

    Po çfarë ka këtu. Asgjë.

  7. lani says:

    nxorri bomben e ka…it. ketu doli presidenti duke bere korrupsion e nuk e rrujti njeri. tani po del presidenti me Berishen e betohen per virgjeri

  8. artan kurti says:

    O BILDI po ku thuhet per blerje votash,se spo e kuptoj ose jam i paditur oseju i kuptoni ndryshe .Ku jane votat e blera.Nje pergjigje ju lutem

  9. art says:

    Boooooooooooooo çfare blerje votashhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh

  10. stroralliu says:

    hajde bombe hajde……..na rrofsh trapin o mut-gazetar.

  11. Dulla says:

    Pordh me rigon …i thone ne shqip bombes…

  12. Ola says:

    Ka ligje pse dhe per ke behet pergjimi ? Kush do mbaje pergjegjesi ligjore per keto budallalleqe qe lexojme ? Ku eshte privacia e individit ? Po prokuroria pse nuk jep sqarime kush e ka bere kete pune dhe me cfare vendimi ?.

  13. Arifi says:

    O gjermano !!! A ti perlthen njeri kto apo ci qi tem te kane thene qe jane bomba dhe ti o burra … hahaaaaaaaa

  14. Oparaku says:

    Mero pse edhe ne GJermani paska kazan dhe Kadri.Edhe kjo gazete qe e quan vetev prestigjioze qenka e nje aneshme shkruaka vetem kun
    der PS dhe jo kunder opozites qe kane bere kerdine me blerje votash.Kyeshte i paguar vence nga opozita me taksat tona.Qeveria gjermane ti be
    je nje sontash rreth pasurise se koheve te fndit.
    Perfotografine eshte turpi me i madhe i tij.Nuk po themqe te nxjerri lidere te opozites apo nje deputet te thjeshte kaq popullor sa Gjiknurin.

  15. bobi says:

    Asgje s’eshte cudi ketu tek ne.Ne kemi vetem votime se zgjedhjet behet qe perpara.Per te gjithe ju qe duhet ta dini Imer Lala ishte nga te besuarit e Luan Rames te LSI kur ishte minister rendi.Pastaj me PD,perdorej per te mbledhur vota ne zonen e Dibres.Me 2016 Rama ia besoi Dibren Qifit.Ai e ka shok ideali Imerin dhe i propozoi qe te behej e bija deputete.Sot Reme Lala eshte deputete.Ato qe nuk duhet te dilnin shume se jane te “levizshem” apo te “zhurmshem” sic degjohet te thote Damiani jane cunat e Qif Rakipit nga Elb dhe Peqini.Gjate fushates se Dibres cdo dite niseshin nga ELb me dhjetra foristrada me grupin e armatosur.Qif Rakipi me vellezerit dhe shoket e vet qe blinin,e kercenonin votuesit.Pasi u pa se Dibra doli me sukses e njejta strategji u ndoq dhe ne 2017 ne qarkun e ELb.PDIU fitoi 28 940 vota e kuptoni cka ndodhur.Sot asnje nuk flet per kete.Edi Rama i perdori si Qifin dhe Bujarin i la te lire te blinin,kercenonin votuesit e djathte dhe si perfundim PD fitoi 3 deputete.Pasi e pa se tepsine e mori vet per cfare ti donte keta.O popull ligjin tek ne e bejne te forte Aqif Rakip dhe Kamer(Agron) Mehja me kompani.Jane te njejten qe kane mbeshtetur Pd jane po ato qe i mbeshtolli Rama prane vetes.Por ne dallim nga Berisha qe i mbronte te tijet ky mjafton te ruaje karrigen dhe nuk pyet per gje po te shet menjehere.Shikoni Tahirin dhe Dakon e Sejdinin.Apo Gjiken e Zeqon.
    Llumi ben ligjin.Ne votimet e 2017 jane me dhjetra Cd me telefonata te pergjuara nga sherbimet partnere ku jane perzier te gjithe me Dash Xhike te LSI me Taulant Balle dhe PDIU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje