Qeveria të marrë përgjegjësitë, ose të tërhiqet!

19 Qershor 2019, 18:09Politika TEMA

Realstory.al zbuloi ekskluzivisht të martën në mbrëmie, qëllimin e vërtetë të kërkesës që presidenti i Republikës Ilir Meta, i drejtoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të ditur në rrugë zyrtare, numrin e deputetëve që ka aktualisht Parlamenti.

Në fundin e javës së kaluar, kur dhe u zbardh veprimi i Ilir Metës, të gjithë krijuan përshtypje, se kjo lëvizje ishte hapi i parë i presidentit drejt shpërndarjes së Parlamentit.

Mirëpo, arsyeja nuk ishte kjo.

Ilir Meta po përgatitet për të mbrotjur veten, duke i bërë parapri një vendimi final të Kuvendit për shkarkimin e tij me 94 vota, çka mazhorancës do t`i duhen edhe votat e deputetëve të rinj për të plotësuar korumin e nevojshëm, për të shkarkuar kreun e shtetit.

Pikërisht, tek deputetët e rinj qëndron “thembra e Akilit” për Ilir Metën.

Ai pritet të përgatisë dosjen e mbrojtjes për shkarkimin nga Parlamenti, ku do të cilësojë si të paligjshëm deputetët e rinj që morën mandatet e dorëzuar në shkurt të këtij viti nga PD dhe LSI.

Meta do të kapet pikërisht te verifikimi i dorëzimit të mandateve të opozitës në shkurt, ku në disa prej formularëve të firmosur nga ish-deputetët e PD-LSI, përfshi dhe atë të Monika Kryemadhit, ka pasur parregullsi.

Por gjithë kjo ndodhi para se kryetarët bashkive të drejtuar nga të zgjedhurit e PD-LSI të ndërmerrnin hapa konkret për vënien në zbatim të skenarit të pengimit të zgjedhjeve, duke mësyrë në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. 

Tashmë situata ka kaluar përtej një tensioni normal, duke shënuar edhe të plagosur mes militantëve të PD-së apo punonjësve të policive bashkiake të kësaj force politike, të cilët po zbatojnë urdhrat e shefave të tyre për të djegur e shkatërruar materialet zgjedhore. 

Në fakt, nuk është as më shumë e as më pak, por ajo që zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi, lajmëroi pak ditë më parë “se parlamenti i ‘çunave të Shijakut” do të merrte përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë”. 

Sot trekëndëshi Presidencë-PD-LSI, po vë në zbatim skenarin e pengimit të zgjedhjeve.

Por kujt po i shërben më shumë ky skenar? Kauzës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme? Apo është pasojë direkte e dekretit të 8 qershorit të Metës?

A është kjo beteja e kreut të shtetit, për të mos ikur me asnjë mënyrë e me çdo mjet nga Presidenca?

Këtë të mërkurë në Burrel është plagosur një militant i Partisë Demokratike, Alfred Lika.

Ky i fundit, sipas vetë deklaratës së PD-së “ishte duke zbatuar dekretin e presidentit, në mbrojtje të Kushtetutës”.

Cituar kjo nga një njoftim shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e selisë blu.

Aktet e dhunshme të së mërkurës bien ndesh me argumentin e presidentit.

Ai argumentoi se protesta e 8 qershorit do të kishte përfunduar në akte dhune të pallogaritshme atë natë, nëse s`do dilte dekreti i tij.

Por cili është rezultati sot, dhjetë ditë më vonë?

Situata është tensionuar dhe ka ndezur vatrat e para të konfliktit, pikërisht për shkak të atij dekreti, apo në “mbrojtje” të atij dekreti.

Kjo situatë, e cila pritet të kalojë një të enjte “përvëluese” më 20 qershor, mund të jetë prologu i një tensioni dhe më të madh të premten më 21 qershor, ku vatrat e konfliktit për momentin vetëm nëpër bashkitë e djathta, të ndizen përballë Kryeministrisë në protestën e thirrur nga PD-LSI, në Tiranë.

Por a do të kenë guximin për t’i shkuar deri në fund këtij skenari?!

Të mërkurën pasdite Presidenca nxitoi të shpërndante një letër qe Meta ja ka dërguar OSBE dhe kreut të saj Lajçak, të cilin së bashku me disa të tjerë i quajti para disa ditësh ngatërrestarë.

A është kjo shenjë se skenari i ditëve të fundit, që mund të kulmojë në 21 qershor, është një mjet final presioni për të bërë që ndërkombëtarët të ndryshojnë mendje për 30 qershorin?

A është kjo përpjekja finale për të legalizuar një dekret, që sot është shkaku kushtetues për shkarkimin e Metës?

A është fakti më i fundit i asaj që paralajmëruam një ditë më parë, se e gjithë kjo nxitje e rrëmujës, është në fakt vetëm një përpjekje e Ilir Metës për të shpëtuar jo vetëm Presidencën, por veten e tij, pas dekretit të diskutueshëm të 8 qershorit, që amerikanët e quajnë vetëm “njoftim”?

Ndërkohë përballë, komandant Iliri dhe të tijët, kanë përballë maxhorancën, e cila nuk është e qartë në qëndrime sesa është në fjalë.

Duket se kur ndërkombëtarët thonë se “zgjidhjen ta gjejnë vetë shqiptarët”, nënkuptojnë edhe përgjegjësinë dhe vendosmërinë e qeverisë për të mbajtur zgjedhjet në 30 qershor.

Për këtë, mbështetja e tyre nuk ka munguar për kryeministrin Rama.

Por të mërkurën mesazhet e maxhorancës kanë qënë kontradiktore.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ashtu si dhe Policia e Shtetit, kanë bërë thirrje për distancim nga aktet e dhunës dhe pengimi i zgjedhjeve, pasi urdhëruesit e këtyre akteve do të përballen me ligjin.

Por ndërsa kemi patur deklarime direkte të bashkiakëve demokratë, nga Voltana e Molotovëve e deri te Frani i tokave të Lezhës, ndërsa kreu i Kavajës jep ultimatume si Berisha në 9 mars 1997, ndërsa në Kukës policët sulmohen si kafshët nga disa mbështetës të PD, qeveria (ajo e llafeve të Lleshit dhe e nje ligji që gjoja nesër kalon në kuvend kundër krimit zgjedhor, por që s’do ketë asnjë efekt për dhunuesit e para 30 qershorit), “Policia ka vepruar me profesionalizëm për të shmangur përshkallëzimin e situatës”.

Të paktën, kështu u shpreh zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda për të justifikuar tërheqjen përballë njerëzve në Kukës.

Por a është Kukësi pjesë e Shqipërisë, që drejton Edi Rama?

A është kjo shenjë e një paqartësie, pasigurie dhe tërheqjeje e maxhorancës përballë dhunës politike të paralajmëruar nga Meta, Berisha dhe Basha?

Sot është momenti që maxhoranca të marrë përgjegjësitë e qeverisjes së vendit.

Ajo nuk mund të presë me kompjuterin hapur, në pritje të ndonjë emaili nga Uashingtoni ose Lajçak.

Ja dhe deklarata nga Lajçak erdhi. Po sa e ndryshon kjo situatën? Sa e forcon kjo deklaratë veprimin e qeverisë?

Dhuna vazhdon. Nga Shkodra e Voltanës, e deri tek Delvina e Balilëve.

Ajo ose duhet të vendose ruajtjen e ligjit dhe të rendit publik, ose të tërhiqet tani, siç thotë zëvendësministrja Voda.

Nëse si Voda, mendon dhe kryeministri, se skenari do ketë viktima, dhe ata nuk e ndalkan dot, vecse duke u tërhequr, atëherë më mirë të tërhiqen tani sesa kur të vriten njerëz në 30 qershor. Këtë e ka paralajmëruar Meta, Berisha dhe tani po e thonë edhe grekët.

Tërheqja sigurisht do kishte siklet dhe turp brenda pasi prej 5 muajsh, Rama i thotë njerëzve se ka zgjedhje në 30 qershor. Por nëse këtë është i paaftë ta sigurojë, atëherë më mirë të tërhiqet.

Mund të humbasë “betejën” bulliste përballë një opozite të dhunshme drejtuar nga një President i papërgjegjshëm, mund të humbasë besimin e ndërkombëtarëve tek Edi Rama si një lider i qendrueshëm, por të paktën nuk bëhet pjesë qoftë dhe padashje e skenarëve të përgjakshme të kokave të nxehta të Tiranës.

E rëndësishme është të mos tërhiqet, si pasojë e një pazari. Edi Rama e di mirë përse ndërkombëtarët këmbëngulin që ai të mbajë zgjedhjet në 30 qershor. Se beteja e vërtetë fillon më pas: ajo Për SPAK.

Shqipëria nuk do ta humbasw luftën përballë të shkuarës dhe të keqes. Thjesht dikush e shtyn atë në kohë. E shtyn.

Ky është suksesi i vetëm i dekretit personal të Ilir Metës, njëlloj si ato të Berishës në 1997: Që shtyn udhëtimin pa biletë kthyese të së shkuarës. Kemi pritur 30 vjet. Mund të presim edhe tre muaj.(Realstory.al)

16 komente në “Qeveria të marrë përgjegjësitë, ose të tërhiqet!”

  1. Jugu says:

    Me Ramen dhe nga Rama prisni edhe 13 vjet dhe asnje gje nuk do behet. Asnjehere nuk qe ne gjendje te merrte pergjegjesit si I pari I vendit. Eshte frikacak dhe eshte e sigurt qe do terhiqet dhe tani gazetaret lepiresa fillojne te pregatisin ambjentin e terheqjes. As SPAK as nje nuk ben drejtesi ne kete vend se Rama tani eshte I mbushur me skandale vjedhjeje te medha me rruget dhe autostradat. Tani kemi arritur ne piken ku iken hajduti ne detyr dhe vjen nje hajdut I ri apo ri-vjen.
    Mjere njerezit e thjeshte pa militantet e Metes/Berishes dhe rilindasit e Rames thjesht ndajne perfitimet dhe zonat e influences.

    1. Kelmendi says:

      Mjere njerzir e thjeshte?!!!! Rama me gjithe te metat dhe hezitimet gjithsesi perfaqedon perpjekjen me serioze qe eshte bere ne 30 vitet e fundit per ringjalljen e shpreses. Duhet te jemi realiste dhe te marim pergjegjsi te gjithe per kulturen e mjere ne te cilen jetojme. Kane faj ata qe blejne voten por jo pa gje jane edhe ata qe jane gati ta shesin. Nuk mundet nje Edi Rama I verem te perballoj vrerin e botes se permbysur kriminale. Njerezit e thjeshte t’i behen krahe Shwiperise, jo domosdoshmerisht Edi Rames; te marin kurajo e te voyojne ne mase, qofte edhe per te zgjedjur nje lider te ri.

    2. malokëria = qenëria says:

      Nese nuk e kuptoni planin e Metes dhe PD nuk ua ka fajin njeri. Gjerat do te cohen artificialisht deri ne piken e vlimit qe te justifikohet vendosja e gjendjes se jashtezakonshme dhe ne kete menyre nuk ka zgjedhje ne 30 Qershor, shperndahet parlamenti, iken Rama pa e humbur shume surratin etj. Shqiptaret si te nenshtruar tradicionale qe jane do fillojne ne rremuje te vrasin dhe vjedhin njeri-tjetrin (politikanet nuk i gjen gje jo), do dalin perseri te fortet e lagjeve dhe do kete fatlume dhe fatzinj. Kjo gjendje do te vazhdoje derisa te kete nje marreveshje shumepartiake (qe eshte gati ne fakt), te krijohet qeveria e tranzicionit me ministra Nard Ndoken, Fatmir Mediun Lek Plepin, Ujkun e Cerrikut dhe te gjithe hajdutet e tjere dhe do te keni nje date ku te votohet per pushtetin qendror dhe vendor. Reformen ne drejtesi hidheni ne kosh se e beri Soros dhe duhet rregulluar sipas baballareve te kombit. Do ndryshohet procesi i Vetingut deri ne ate pike qe te mos njihet me dhe do te rikthehen ne detyre kermat qe dogji Vetingu. Nderkohe ju si shqiptare keni edhe nja 30 vjet kohe per te pritur te vdese Shkelzeni, Lulzimi, cuni i Fahriut. Mbajeni ne bythe se e meritoni. Jeni mesuar te mos luftoni per te drejten por vetem te nenshtroheni. Jam kurioz nese do te jete kete here formalizimi i radikaleve myslimane ne parti politike te tipit Vellazeria myslimane apo do te pritet nje moment i dyte. Nuk mendoj qe eshte rastesi qe te fortet e qyteteve jane praktikante fanatike te islamit. Lutjuni Zotit te nderhyje Amerika se shume vuajtje do kete ne ate vend. Po heshti Amerika, aty do behet muti mullar. Kush mendon qe nuk do e preke dallga e ka gabim. Prisni nga nje bilete dhe ikni nga syte nga kembet te mos hani ndonje plumb qorr, te mos ju marrin peng per gjoba. Eterit e kombit i kane aq ushtare sa qe te mos e rruajne cfare u ndodh sklleverve. Une ju fola, e bera timen.

      1. ???? says:

        Nuk ka pune kurioziteti kjo gjendje aty do ta dergji kete vend ne futjen e Islamit ne politik….neqoftese kjo klime politike mbetet e pandryshuar atehere islami-politik eshte vetem ceshtje kohe…

      2. Beni says:

        Qenerija…
        Fole, dhjeve, bere tenden, tani ik ne pidh te sateme, 300-eurosh i dhjere.

        1. Tanguli says:

          Ca thua mor Rrot Cari Beni. Ti duhet te jesh 300 eurosh! Pthuuuu halabak rrugesh ?

    3. SPAK-u-drejtesi says:

      Mos e ofendo Jugun ti i veriut. Shko ne kukes ku ka origjinen ati yt shpirteror dhe qe e perzune fshataret e u strehua ne Viçidol. Atje ben komente pizevent.

    4. jugu ! fatkeqesisht ke te drejte !

  2. lani says:

    Shume dakord. Eshte e qarte si drita e diellit se opozita me militantet e saj (jo zgjedhesit) nuk ka pasur kurre hallin e zgjedhjeve, por te asaj drejtesie te munguar deri me sot e qe tani po troket per ankthin e tyre te dera.

  3. Vjola says:

    Duhet te mbaje pergjegjesite dhe jo te terhiqet .The gjith qe Kane bere thirrje per lufte to trgohet vendi .

  4. Janis says:

    Kot nuk thonin greket…shqiptaret nuk kane bithe te bejne Shtet sepse jane thjeshte re trashe nga intelekti dhe jo vetem greket…..

  5. Foto says:

    Zoti gazetar me emrin “Realstory.al”!
    A mund të na siguroni dhe a mund t’ju besojmë se zgjedhjet mund të bëhen pas 3 muajsh?! Le të themi edhe: pas një viti!
    Opozita thotë se ata (PD-LSI) nuk hyjnë në zgjedhje me Ramën kryeministër?! Dhe shtojnë kushtin se pa hyrë ata në zgjedhje, ZGJEDHJE NUK DO TË KETË! Dhe Ilir Meta pikërisht këtë gjë ka bërë: ka zhdekretuar datën e zgjedhjeve, pa lënë një datë tjetër. Në këtë mënyrë, faktikisht, ka ndryshuar natyrën kushtetuese të shtetit, nga “republikë” në “monarki”?! (Sado pak të zgjasë kjo gjendje, akti është shndërruar në fakt të realitetit.)
    Më mirë le ta konsumojnë gjer në fund opozita dhe presidenca aktin e prishjes së zgjedhjeve dhe pastaj të mbajnë vetë të gjitha përgjegjësitë dhe pasojat ligjore, politike e morale! Qeveria është më e mençur se ne, për të gjetur në momentin e duhur taktikën e duhur, me “tërhiq e lësho”.
    Nëse nuk bëhen (apo prishen) tani zgjedhjet në vetëm 10-15 (a më pak!) bashki të “pushtuara” nga opozita, ndoshta pastaj e ka në dorë KQZ-ja të gjejë momentin më të përshtatshëm për të vendosur datat e zgjedhjeve në këto bashki të mbetura.
    Nuk lodhet vetëm qeveria, edhe opozita do të lodhet e diskreditohet një ditë prej ditësh!

  6. Gani says:

    Nuk do i shtoja asnje presje asaj qe shkruan Jugu… Nje kryeminister pa “bythe ” dhe nje qeveri loder e tija…. asgje nuk ka per te ndodhur, perralla me spak, vetting etj. Hipja avionit dhe shko ne konferenca dhe simpoziume koti, dheu digjet, dhe kryeministri yne….!

  7. MH says:

    Mushkes PD(koalicionit Opozitare) ti jepet druri qe kerkon dhe meriton.
    Kur nderkombetaret dhe OSBE mbeshtesin berjen e zgjedhjeve me daten 30 qershor.Sikur te shuhet i gjithe kombi Rama duhet te marrin pergjegjesin dhe te rrealizojne zgjedhjet.Per kete vendim Rama duhet te organizojne me pergjegjesi ne kryererjen e detyres forcat e SHISH-it dhe Ministrin e ruajtjes se rendit ne gadishmerin numur 1.Pse jo edhe forcat ushtarake duhet te jene ne gadishmeri nr.1.Ta marrim jeten sic vjen dhe ti pergjigjemi me pergjegjshmeri.

  8. Koba says:

    Z.Lleshaj me Pelqeu.Qe i Prere dhe i Vendosur.Ne mbrojtje te Ligjit dhe Te Shqiperise Burg Zagareve dhe Negociata Shqiptareve.

  9. Lumturi Hysko says:

    Edi Rama mbo shtetin dhe qytetaret ,nuk mer vesh njeri me fjalime.Ne emer te femijeve tane dhe te ardhmes se tyre mbroje kete shtet se ke votat e shumices.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje